LAJMI I FUNDIT:

Gjobitet KEK-u me 30 mijë euro për shkelje ligjore

Gjobitet KEK-u me 30 mijë euro për shkelje ligjore

Gjykata e Tenderëve ia ka anuluar licencën e prokurimit Ymer Dragushës, menaxher i prokurimit në Korporatën Energjetike të Kosovës,

Dragusha i bashkohet Fatmir Gjonbalajt, shef i prokurimit në PTK, të cilit po ashtu i është tërhequr licenca e punës në prokurim. PTK-ja dhe KEK-u në bazë të raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit kanë qenë kampionë të tenderëve njëburimorë në vitin 2014, shkruan sot Koha Ditore.

“Ymer Dragusha – menaxher i prokurimit, konform nenin 25.8 të LPP-së, i shqiptohet masa e anulimit të licencës së prokurimit, për shkak të shkeljeve të rënda të LPP-së dhe rregullave të prokurimit publik, me rastin e moszbatimit të vendimeve të OSHP-së, që nga data e njoftimit me këtë vendim, nga ana e të lartpërmendurit, dhe vetë Autoriteti kontraktues”, thuhet në vendimin e OSHP-së, që është marrë nga paneli shqyrtues treanëtarësh.


Gjykata e Tenderëve ia ka shqiptuar një gjobë prej 30 mijë eurosh Korporatës Energjetike të Kosovës për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të Ligjit të prokurimit publik dhe moszbatimit të vendimeve të OSHP-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori