LAJMI I FUNDIT:

VV për bankat: Fajde me letra, kamata të shpejta

VV për bankat: Fajde me letra, kamata të shpejta

Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar aksionin kundër kamatave të larta në vend, duke thënë se kamatat e tilla janë njësoj sikurse fajdeja por se kjo fajde sipas tyre bëhet në mënyrë më të rafinuar, përmes letrave.

“Fajde me Letra, Kamata të shpejta”, “Merre një rrmojs, ktheje një metër dru”, ishin disa nga sloganet që kanë shoqëruar këtë aksion, i cili ka filluar nga disa banka në vend për tu ndalur më pas tek selia e Bankës Qendrore të Kosovës.

Anëtarja e kryesisë së VV-së Marigona Drevinja, para selisë së BQK-së ka deklaruar se derisa në vendet e BE-së, kamatat për kredi sillen rreth 5 për qind, kamatat në vendin tonë sillen rreth 14 për qind. Sipas Drevinjes kredit në Kosovë janë fajde por se ato janë fajde me letra. “Kredit në Kosovë janë fajde , dallimi në mes fajdegjinjve dhe bankave në Kosovës është se bankat kanë letra, mirëpo fajdeja me letra prapë se prapë mbetet fajde. Bankat në Kosovës përveç fajdeve që jua marrin qytetarëve ato ju marrin para për të gjitha shërbimet bankare. Çdo deponim ose tërheqje e të hollave nga kontoja banka u ndal një shumë të parave e qytetarëve”, tha Drevinja. Bankat


Sipas saj shteti në njërën anën detyron si sektorin privat ashtu edhe atë publikë që të operojnë përmes bankave, mirëpo në anën tjetër nuk bënë asnjë trysni mbi këto banka për të realizuar shërbime më të lira dhe më cilësore. “Kjo trysni që do të ishte në shërbim të qytetarë nuk do ta bëjë Banka Qendrore e cila është e kapur nga PDK-ja. Kosova ka nevojë për një Bankë Qendrore e cila do të mbrojnë interesin financiar të shteti dhe të qytetarëve të Kosovës e jo pasurimi enorm të bankierëve në kurriz të qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Drevinja. bankat2

Ajo shton më tutje se kamatat në Kosovë do të duhej të ulen në atë mënyrë që kreditë të jenë në shërbim të rritjes së prodhimit vendor dhe forcimit të bujqësisë, çka më pastaj do të ndikonte në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Aksioni i Vetëvendosjes ka vazhduar edhe në disa filiale tjera të bankave në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori