LAJMI I FUNDIT:

FMN: Rritja e ekonomisë botërore e ulët

FMN: Rritja e ekonomisë botërore e ulët

Kriza monetare ndërkombëtare do të vazhdojë të ndikojë mbi rritjen potenciale të ekonomive të zhvilluara dhe të ekonomive të reja edhe në disa vitet e ardhshme, prandaj ngritja e prodhimit potencial duhet të bëhet përparësi e politikave të vendeve të ndryshme.

Kështu theksohet në “Raportin e parashikimit të ekonomisë botërore” të publikuar të martën nga Fondi Monetar Ndërkombëtare (FMN).

Në raport thuhet se kriza monetare ndërkombëtare e vitit 2008 ka ulur prodhimin potencial si në ekonomitë e zhvilluara, ashtu edhe në ekonomitë e reja dhe, si pasojë, përqindja e rritjes në këto vende është ulur.


Para krizës, përqindja e rritjes potenciale në ekonomitë e zhvilluara ishte e ulët për shkak të plakjes së popullsisë dhe uljes së rolit të risive teknologjike, ndërsa gjatë viteve 2008-2014, niveli i kësaj rritjeje ra në 1.3 për qind. “Si në ekonomitë e zhvilluara, ashtu edhe në ekonomitë e reja, ulja e përqindjes së rritjes potenciale ekonomike do ta bëjë më të vështirë qëndrueshmërinë financiare”, vihet në dukje në raportin e FMN-së, transmeton Telegrafi.

Raporti sugjeron gjithashtu që ekonomitë e zhvilluara duhet të marrin masa për nxitjen e rritjes së kërkesës, kurse ekonomitë e reja duhet ta kapërcejnë vështirësitë nëpërmjet shtimit të shpenzimeve në infrastrukturë. /Telegrafi

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori