LAJMI I FUNDIT:

Furnizimi me ujë të pijshëm, më i miri në 16 vitet e fundit

Furnizimi me ujë të pijshëm, më i miri në 16 vitet e fundit

Kompania e Ujësjellësit Rajonal (KUR), Prishtina, mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.
Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të kompanisë është synimi ynë aktual dhe i së ardhmes.

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”ofron shërbime në gjithsej 8 komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Podujevë, Shtime, Graçanicë dhe Lipjan.

Jemi dëshmitarë se kohët e fundit kemi pas reshjeve të dendura atmosferike, kanë sjellë në jetë të plotë liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci duke e tejkaluar kuotën maksimale, dhe gjithsesi kanë ndihmuar mjaft në rritjen e sasisë së ujit të burimeve nëntokësore prej nga furnizohen disa komuna nën menaxhimin tonë.


Nga sot fillon furnizimi më i miri me ujë të pijshëm, krahasuar me 16 vitet e fundit. Prishtina, Drenasi, Obiliqi dhe Graçanica, që të tria në tërësi dhe zonat e fshatrat përreth tyre, nuk do të kenë më reduktime të ujit gjatë ditës dhe furnizimi me ujë të pijshëm do të bëhet nga ora 06:00-23:00, gjë që reduktimet e natës do jenë prezent.

Shtimja, Lipjani, Podujeva dhe Fushë Kosova me të gjitha zonat dhe fshatrat përreth tyre do të kenë furnizim me ujë 24 h pandërprerë.

“Ky furnizim i mirë dhe i shumë pritur nga ana e secilit konsumatorë do fillojë nga dita e sotme dhe do zgjasë deri në fund të muajit qershor 2015, ndërkaq nga muaji korrik do dalim me një orar të ri të furnizimit, për shkak që kërkesat për ujë do të rriten dukshëm më shumë,po që edhe atëherë reduktimet do jenë sa më minimale”, ka njoftuar ujësjellësi.

Ndryshe, ndërprerjet e ujit jashtë këtij orari të furnizimit, mund të ndodhin si pasojë e prishjeve teknike dhe punimeve të vazhdueshme në ndërrimin e vjetërsuar të rrjetit të ujësjellësit, në kuadër të fazës së II-të të investimeve, por për çdo gjë do ju njoftojmë me kohë.

Jemi duke punuar me kapacitete maksimale, ku kapaciteti maksimal prodhues nga Fabrika e Batllavës është 850 l/s, ndërsa nga Fabrika e Badocit 420 l/s. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

AKP shiti 46 asete, kjo është vlera financiare

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori