LAJMI I FUNDIT:

Paguhen nga shteti që të pushojnë për qejfi

Paguhen nga shteti që të pushojnë për qejfi

Nga e enjtja e kaluar jo pak nga të punësuarit në institucionet qendrore dhe ato lokale të vendit, ia kanë bërë vetës pushim, duke i lidhur ditët zyrtare të pushimit me pushim shtesë edhe në ditët kur do të duhej të punonin.

Ndërkohë që nga Ministria e Administratës Publike thonë që nuk kanë njohuri se dikush paska pushuar pa leje, nga burimet tona brenda disa institucioneve publike mësojmë se jo pak nga të punësuarit në administratën shtetërore, dhe jo vetëm, i kanë lidhur ditët e pushimit pa leje.

Haki Leci zyrtar për informim në Ministrinë e Administratës Publike, ka bërë të ditur për KosovaPress se lidhja e pushimeve që kanë bërë nëpunës dhe zyrtarë të administratës shtetërore apo edhe të agjencive të pavarura, gjatë kësaj jave kur ishin dy festa zyrtare, janë bërë krye në vete dhe se në zyrën për personel nuk ka ardhur asnjë shkresë zyrtare për pushim.


KosovaPress përmes burimeve të saja, të cilët në kushte anonimiteti kanë treguar se gjatë kësaj jave ka qenë një numër i konsiderueshëm që kanë lidhur ditët e festave zyrtare me ditët tjera të punës, duke mos u paraqitur fare në punë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori