LAJMI I FUNDIT:

PTK-ja siguron vetëm 10 milionë euro, Qeveria thotë se kështu shkelet Ligji për Buxhetin

PTK-ja siguron vetëm 10 milionë euro, Qeveria thotë se kështu shkelet Ligji për Buxhetin

Qeveria nuk mund t’i inkasojë këtë vit 30 milionë euro dividend nga Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK).

Kjo e fundit e ka njoftuar Qeverinë se mund t’i sigurojë vetëm 10 milionë euro dhe jo më shumë. Kjo për shkak se ka të paraparë investime të mëdha kapitale duke përfshirë edhe blerjen e brezit të ri frekuencorë.

Po ashtu, me vëmendje të veçantë bordi e ka njoftuar qeverinë se pagesa të pa përmbyllura në rastin e vendimit të arbitrazhit ndërkombëtarë për pagesë ndaj AMDOCS në shumë mbi 10 milionë euro.


Por zyrtarët e qeverisë kanë thënë se në rast se PTK nuk i siguron 30 milionë euro dividendë, atëherë shkelet ligji i buxhetit.

Arban Abrashi, zëdhënës i qeverisë, njëherit edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë për KosovaPress se nëse PTK-ja nuk i siguron mjetet e kërkuara dividend, atëherë shkelet ligji i buxhetit.

“Nëse kjo nuk arrihet është pjesë e ligjit të buxhetit dhe realisht i bie që është shkelje buxhetore. Por ka hapësirë edhe 6-7 muaj dhe besoj që kjo të arrihet dhe të ndahet shuma prej 30 milionë, ashtu siç parashihet me ligj të buxhetit”, ka thënë Abrashi.

Ai po ashtu ka pranuar se qeveria e ka marrë një përgjigje prej bordit të drejtorëve të PTK-së, ku janë njoftuar se kanë mundësi vetëm për 10 milionë euro dividendë.

“Ne i mirëkuptojmë investimet e tyre por mendojmë se ka hapësirë që ky 30 milionësh të arrihet”, ka thënë Abrashi.

Ndryshe, KosovaPress ka siguruar shkresën e bordit të drejtorëve të PTK-së me të cilën e ka njoftuar aksionarin në këtë rast qeverinë se sipas biznes-planit të kompanisë të cilat parashihen investime të mëdha, si dhe mjetet.

Në shkresë thuhet se PTK ka trendë të rënies të të hyrave dhe se nuk ka mundësi t’i ndaj më shumë se 10 milionë euro dividendë.

“Për më tepër, përkundër trendit rënës në të hyra, kërkesa e aksionarit për pagesë të dividentës në vlerë prej 30 milionë euro është marrë seriozisht në konsideratë nga Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i PTK-së, është vlerësuar gjendja financiare duke marrë parasysh edhe planin e biznesit për vitin 2015 dhe duke marrë parasysh të gjitha sfidat me të cilat aktualisht është duke u ballafaquar biznesi i PTK-së, shuma maksimale që të cilën PTK do të mundë ta menaxhonte për ta paguar dividendë është 10 milionë euro, shumë e cila është e paraparë edhe në biznes planin e vitit 2015”, thuhet në shkresë.

Po ashtu, bordi përmes kësaj shkrese e ka njoftuar qeverinë se duhet të paguaj 10 milionë euro të një rasti të arbitrazhit.

“Në vëmendje të veçantë mbetet edhet heshtja legale të pa përmbyllura si rasti i vendimit të arbitrazhit ndërkombëtarë për pagesë ndaj AMDOCS në shumë mbi 10 milionë euro, dhe kjo shumë nuk është planifikuar në rrjedhën e parasë për periudhën 2015-2019”, thuhet në këtë shkresë.

Po ashtu, bordi i PTK-së e ka njoftuar qeverinë se investimet në teknologjinë e 3 dhe 4 G, kanë paraparë një shumë fillestare prej 35 milionë euro.

Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti janë paraparë edhe 14.5 milionë euro për pagesë të brezit shtesë frekuencor.

Bordi po ashtu i ka dërguar edhe biznes-planin dhe mjetet që parashihen të investohen për 5 vitet e ardhme. E që në bazë të kësaj, Qeveria do të përfitoj nga PTK-ja vetëm 5 milion euro dividendë. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori