LAJMI I FUNDIT:

Tregjet “afrikane” të Prishtinës (Foto)

Tregjet “afrikane” të Prishtinës (Foto)

Produktet e mishit dhe qumështit vazhdojnë të shiten në tregjet e Prishtinës, të cilat nuk i përmbushin kushtet higjienike-sanitare. Përderisa autoritetet komunale nuk kanë ndërmarrë kurrfarë masash për moslejimin e shitjes së artikujve të ndryshëm ushqimorë në kushte të tilla minimale higjienike.
Foto
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013 kishte premtuar ta bëjë një zgjidhje për tregjet e kryeqytetit, mirëpo një gjë e tillë deri më tani nuk ka ndodhur. “Shpendi ka qenë te ne, ku na pati premtuar krijimin e kushteve më të mira. Pati thënë se secila ditë e javës do të jetë ditë pazari në lagje të caktuar. Ne ja ku po shesim, buzë rrugës, nuk po mund t’i vendosim gjërat as në tenda se duhet të paguajmë”, thotë tregtari Nezir Ramadani.Foto1

Miranda Mullafazliu – Bejta, zyrtare e lartë për informim në Komunën e Prishtinës, ka thënë për gazetën “Zëri” se deri në fund të verës do të janë në gatshëm nëntë tregje. Ajo tha se për projektin e tregjeve mobile, Komuna ka nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim me Zyrën e Bashkimit Evropian, në vlerë prej afro 480 mijë euro, prej të cilave 80 për qind e shumës financohet në formë granti nga Bashkimi Evropian, kurse 20 për qind financohet nga Komuna e Prishtinës.Foto2

“Kontrata është nënshkruar në muajin dhjetor 2014, dhe nëse të gjitha fazat e projektit realizohen sipas planit, tregjet do të jenë të gatshme deri në fund të verës 2015. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori