LAJMI I FUNDIT:

Agani merr mbështetje nga SHBA-të për resurset ujore

Agani merr mbështetje nga SHBA-të për resurset ujore

Gjatë punimeve të Forumit të 7 Botëror të Ujit, që po mbahet në Gyengju, të Republikës së Koresë së Jugut, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka takuar edhe Zëvendës Sekretarin e Departamentit për Punë të Brendshme të ShBA-së, Michale L. Connor.

Me këtë rast, Zëvendës Sekretari Connor, ka shprehur gatishmërinë për mbështetjen e Republikës së Kosovës në fushën e ruajtjes dhe mbrojtjes së resurseve ujore, bazuar në përvojat e pasura të ShBA-ve, për të cilat edhe ligjëroi sot në Forum.

Ministri Agani, ka falenderuar Zëvendës Sekretarin Connor, dhe mbarë popullin amerikan për ndihmën që ShBA-të kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin edhe sot për fuqizimin e shtetit të Kosovës në çdo aspekt.


Në këtë Forum ministri Ferid Agani, ka realizuar një sërë takime pune me homologët nga 15 shtete pjesëmarrëse.

Po ashtu ministri Agani, ka takuar edhe kryetarin e Këshillit Botëror të Ujërave, Benedito Braga, të cilin e njoftoi për gjendjen në të cilën ndodhet Kosova, në aspektin e ujërave, duke thënë se kjo fushë mbetet ndër prioritetet e tij gjatë mandatit katërvjeçar.

Forumi i 7 Botëror i Ujërave, i përmbyll punimet nesër. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori