LAJMI I FUNDIT:

ATK inkurajon operatorët në zhvillimin e mëtejshëm të procesit të fiskalizimit

ATK inkurajon operatorët në zhvillimin e mëtejshëm të procesit të fiskalizimit

Administrata Tatimore e Kosovës sot ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Operatorëve të Pajisjeve Elektronike Fiskale. Në takim, me ftesën e ATK-së kanë marr pjesë zyrtarë nga Ministria e Financave dhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike në Kosovë.

Sipas një njoftimi të ATK-së, temë e takimit të sotëm ishte ecuria e gjertanishme e procesit të fiskalizimit pas miratimit të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2015 dhe aktivitetet për dinamizimin e këtij procesi.

“Pas sqarimeve të Udhëzimit, ATK inkurajoi operatorët aktual të intensifikojnë punën në zhvillimin e mëtejshëm të procesit të fiskalizimit, duke i inkurajuar edhe operatorët e rinj të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij procesi, në mënyrë që të shtrihet tek të gjithë tatimpaguesit, obligues për fiskalizim, në pajtueshmëri me udhëzimin e ri duke përfshirë këtu edhe respektimin e kritereve dhe afateve të përcaktuara”, thuhet në njoftim.


Më tej shtohet se ATK i njoftoi të pranishmit me aktivitetet në funksion të zhvillimit të procesit të fiskalizimit, dhe procesin e formimit të Njësisë për Menaxhimin e Arkave Fiskale si dhe për aktivitetet e implementimit në praktikë të planit për fushatën e nxitjes së konsumatorëve që të kërkojnë dhe marrin kuponët fiskal me moton “Kërko Kuponin Fiskal, përfito para”!.

“Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 1/2015, mund të përfitojnë të gjithë klientët/konsumatorët, të cilët grumbullojnë kuponët fiskal dhe si të tillë i dërgojnë në Administratën Tatimore të Kosovës, me ç‘rast në muajin pasues të çdo tremujori do të aplikohet rimbursimi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskal”, shtohet në njoftim.

Administrata Tatimore vlerëson se krahas lehtësirave edhe kjo masë stimulative për konsumatorët do të ndikojë në shtrirjen më të shpejt të fiskalizimit dhe për këtë kërkoi nga operatorët që të jenë të gatshëm për përmbushjen e obligimeve në mirëmbajtjen dhe instalimin e pajisjeve të reja fiskale.

“Pjesëmarrësit në takim u dakorduan që të rrisin komunikimin në funksion të tejkalimit të çdo vështirësie që mund të rezultojë gjatë këtij procesi”, përfundohet në njoftimin e ATK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori