LAJMI I FUNDIT:

Vihet gurthemeli i projektit për Zhvillimin e Sistemit Transmetues të Kosovës

Vihet gurthemeli i projektit për Zhvillimin e Sistemit Transmetues të Kosovës

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) sot organizon ceremoninë solemne të vënies së gurthemelit me rastin e fillimit të implementimit të projektit për zhvillimin e infrastrukturës së transmetimit të energjisë elektrike në Kosovë-Programi IV dhe V i Sektorit.

Implementimi i projekteve në kuadër të Programit IV dhe V të Sektorit, është mundësuar përmes kredisë komerciale afatgjate që KOSTT sh.a e ka siguruar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) si dhe financimin shtesë në formë granti nga Komisioni Evropian përmes programit IPA.

Ceremonia solemne mbahet në Nënstacionin 400/110 kV Ferizaj 2, përballë Bondsteel në Ferizaj.


Të pranishëm në ceremoni do të jenë Ministri i Zhvillimit Ekonomik z.Blerand Stavileci, Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë znj.Angelika Viets, zv.Drejtori për Bashkëpunim në Zyrën e BE në Kosovë, Libor Chlad, Drejtori për Evropë Juglindore në KfW, Christoph Tiskens, përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Ambasadës së Shqipërisë, dhe akterë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar nga sektori i energjisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori