LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohen shërbimet në verilindje të Rahovecit

Përmirësohen shërbimet në verilindje të Rahovecit

KEDS ka vendosur një trafostacion të ri së bashku me rrjetin përcjellës në Rahovec. Kjo ka rregulluar tensionin për qindra qytetarë

Peshorja e Hivzi Shehut do të funksionojë pa problem. Të paktën sa i përket nivelit të tensionit, biznesi i tij, i vendosur në dalje të Rahovecit, në rrugën magjistrale që shkon për Malishevë, do të punojë normalisht. Kjo, pasi KEDS ka vendosur trafon, sikurse ka shtrirë rrjetin e ri në atë lokacion. “Përpara çdo gjë funksiononte me vështirësi. Pajisjet të gjitha ishin me stabilizatorë. Tash, ka ndryshuar gjendja komplet për mirë”, thotë Shehu.

Ky lokacion në pjesën verilindore të qytetit kishte rënie të vazhdueshme të tensionit. Rrjeti i trashëguar ishte në gjendje mjaft të rëndë. “Rrjeti ishte i shtrirë në një linjë gjatësore mbi 1 kilometër. Kjo dhe gjendja jo e mirë shkaktonin probleme në furnizim për këtë pjesë. Tash gjendja është ndryshuar komplet”, thotë Behar Bajraktari, koordinator i nëndistriktit për rrjet në Rahovec.


Nga vendosja e trafo së pagëzuar Rahoveci 16, qindra qytetarë do të kenë shërbime më cilësore dhe më të sigurta. Në atë trafo janë paraparë që të zhvendosen edhe njehsorët elektrikë në shtylla. “Kjo po bëhet për zvogëlimin e humbjeve, si atyre teknike, ashtu edhe atyre komerciale. Aty ku është implementuar ka sjellë përfitime të dyanshme, pra edhe për konsumatorët, edhe për KEDS-in”, shton Bajraktari.

Projekti i TS Rahoveci 16 është pjesë e investimeve që po bën KEDS-i në tërë territorin e vendit për rregullimin e tensionit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori