LAJMI I FUNDIT:

Hamza e Hoti në Uashington, marrin zotime për mbështetje nga FMN dhe BB-ja

Hamza e Hoti në Uashington, marrin zotime për mbështetje nga FMN dhe BB-ja

Sipas një njoftimi të Bankës Qendrore të Kosovës, delegacioni i Republikës së Kosovës në përbërje të cilit ishin ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza përfunduan takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, të cilat po zhvillohen në Uashington D C.

“Përveç pjesëmarrjes në sesionin plenar të FMN-së dhe Bankës Botërore, delegacioni i Kosovë ka zhvilluar takime edhe me zëvendësdrejtorin e FMN-së, Min Zhu, zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Laura Tuck, drejtorin e Departamentit për Evropë në FMN, Paul Thomsen, drejtoreshën për Evropën Juglindore, Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore, Ellen Goldstein, Ibrahim Canakci, drejtor ekzekutiv i konstituencës në FMN, pjesë e të cilës është Republika e Kosovës, si dhe me Franc Godts, drejtor ekzekutiv i konstituencës në Bankë Botërore, pjesë e të cilës është Republika e Kosovës. Delegacioni i Republikës së Kosovës gjithashtu ka marrë pjesë në takimet e konstituencës në FMN dhe Bankë Botërore”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se përveç takimeve me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ministri Hoti dhe Guvernatori Hamza kanë zhvilluar takime me zyrtarë të Departamentit të Thesarit Amerikan dhe përfaqësues të Departamentit të Shtetit Amerikan, homologë të vendeve të ndryshme si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.


“Gjatë takimeve është diskutuar rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare në vend, adresimit të sfidave ndërlidhur me këtë fushë, asistencës teknike dhe çështjeve tjera të ngjashme. Gjithashtu, është vlerësuar progresi i arritur në Kosovë deri më tani si dhe janë dhënë zotime nga të gjitha këto institucione për bashkëpunim dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës”, përfundohet në njoftimin e BQK-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori