LAJMI I FUNDIT:

Prishtina, 1.5 milionë euro investime në menaxhimin e ujërave të zeza

Prishtina, 1.5 milionë euro investime në menaxhimin e ujërave të zeza

Në kuadër të investimeve kapitale me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në kryeqytet, Komuna e Prishtinës, kompania e ujësjellësit “KUR Prishtina” dhe Agjencia Çeke për Zhvillim kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektin “Përmirësimi i cilësisë së ujit në liqenin e Badovcit përmes sistemit adekuat të menaxhimit të ujërave të zeza”.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, përmes këtij projekti, synohet reduktimi i efektit negativ të ujërave të ndotura në cilësinë e ujit në Liqenin e Badovcit.

“Qëllimi i projektit, është që përmes ndërtimit të impiantit të sigurojë që ujërat e zeza të trajtohen para se të mbërrijnë në liqenin e Badovcit dhe në këtë mënyrë të zvogëlohen gjasat që të ketë ndonjë ndikim negativ në cilësinë e ujit në liqe”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit, vlera e këtij projekti pritet të jetë mbi 1.5 milion euro ku Qeveria e Republikës së Çekisë do të investojë rreth 700 mijë euro në rregullimin e impiantit, Komuna e Prishtinës do të investojë afër 800 mijë euro në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në këto tri fshatra, ndërsa prona ku do të ndërtohet impianti është në pronësi të “KUR Prishtina”.

“Projekti në tërësi pritet të përfundoi gjatë këtij viti”, shtohet më tej në njoftim.

Sipas Komunës së Prishtinës, nga ky projekt do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Prishtinës sepse do të pastrohet Liqeni i Badovcit nga ujërat e zeza e posaçërisht do të përfitojnë edhe banorët e fshatrave Mramor, Busi dhe Sutesk kanalizimet e të cilëve do të rregullohen në tërësi.
“Ky bashkëpunim është i bazuar në parimet e partneritetit, efikasitetit, transparencës, dhe kontribuon në promovimin e marrëdhënieve të ndërsjella politike dhe ekonomike mes dy vendeve”, përfundohet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori