LAJMI I FUNDIT:

Agani: Ligji për mbrojtjen e mjedisit është gati

Agani: Ligji për mbrojtjen e mjedisit është gati

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka thënë se korniza ligjore për mbrojtjen e mjedisit është pothuajse e kompletuar, porse zbatimi i legjislacionit mbetet sfidë.
“Kemi ngecje dhe vështirësi… Por, kemi hartuar disa dokumente strategjike të bazuara në hulumtime të mirëfillta, strategji për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, menaxhimit të mbeturinave, strategjinë e ujërave, dhe të tjera. Këto strategji lidhen ngushtë me zhvillimin ekonomik”, tha Agani.

Ai i bëri komentet në konferencën ndërkombëtare për energji të qëndrueshme, të organizuar në Prishtinë nga Konsorciumi Kosovar i Shoqёrisё Civile pёr Zhvillim tё Qёndrueshёm (KOSID).

“Do të bëj çmos që të inkorporoj politikat e gjelbra, veçanërisht në kontestin e ndryshimeve klimatike që po ndodhin”, tha Agani, në fjalën e tij.


“E shoh sfidë të madhe dhe nuk jam optimist i madh që do të arrijmë që për një kohë të shkurtër t’i zgjedhim të gjitha këto probleme”, shtoi ministri Agani.

“Ministria e jonë e ka identifikuar si të nevojshme hartimin e strategjisë për energjinë në ndërtesa, dhe të gjitha këto strategji janë në përputhje me objektivat e BE-së. Më 15 prill është miratuat koncept-dokumenti për hartimin e këtij ligji. Pas aprovimit të draft-ligjit, ne do të organizojmë takime dhe debate publike për të shqyrtuar të gjitha aspektet e këtij ligji për efiçiencën e energjisë”, tha ministri i Mjedisit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Njoftim me rëndësi për udhëtarët e Hamburg!

Prishtina Ticket
Kalo në kategori