Rritja e kompanive kosovare në fushën e prodhimeve e ka shqetësuar shtetin serb deri në atë masë sa për këtë çështje është marrë edhe Agjencia Informative serbe e Sigurisë e njohur si BIA.
Indeksonline ka raportuar javë më parë se Serbia dhe prodhuesit e këtij shteti janë në panik pasi që tregu i brendshëm i Kosovës ka filluar të furnizohet gati mjaftueshme me prodhimet vendore, duke i larguar gradualisht prodhimet serbe.
Me të parë këtë fiasko të prodhuesve serb, në funksion ka hyrë edhe BIA. Indeksonline posedon një dokument “Top Sekret” të BIA-s që lidhet kryekëput me shqetësimin për mbulimin e tregut të Kosovës nga prodhimet vendase.
Në këtë dokument përmendet se si në vitin 1999 – 30 për qind e prodhimeve serbe të industrisë së ushqimit eksportoheshin në Kosovë dhe kjo e rriste ndikimin serb këtu.
Tutje thuhet se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 ka filluar rënia drastike e eksportit të produkteve ushqimore serbe në Kosovës falë kampanjave të ndryshme dhe rritjes së prodhimit të produkteve vendore.
Bile BIA serbe i ka identifikuar prodhuesit kosovarë që po ia marrin tregun prodhuesve serbe dhe e ka përgatitur strategjinë se si të dëmtohen ata.
Në vijim mund të lexoni letrën e plotë “Top Sekret” të BIA-s të siguruara nga Indeksonline lidhur me panikun që e ka kapluar Serbinë për rritjen e prodhuesve kosovar dhe planit për dëmtimin e tyre:
I. Nga viti 1999 tregu i Kosovës ishte i furnizuar me shumicë nga produktet serbe, që përbënte rreth 30 për qind të eksportit të përgjithshëm të industrisë ushqimore serbe. Në këtë mënyrë ne kishim ndikimin tonë ekonomik.
II. Që nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së të ashtuquajturës “Republika e Kosovës, në shkurt të vitit 2008, trendi i konsumimit të prodhimeve serbe shënon rënie drastike.
III. Kontribut kësaj rënie të tregtisë me prodhimet serbe, kanë dhënë edhe kampanjat e ndryshme të partive nacionaliste dhe asociacioneve të ndryshme ekonomike.
IV. Kompanitë lokale përgjithësisht kanë prodhuar produkte që mund të krahasohen me prodhimet tona, edhe sipas përmbajtjes edhe sipas dizajnit, kështu që gradualisht po e fuqizojnë praninë e tyre në dëm të prodhimeve serbe.
V. Prodhuesit që kemi munduar t’i identifikojmë janë si në vijim: – Fluidi (Gjilan) me prodhimin e “Jaffa-s” si zëvendësim për “Nektar” – Pestova (Vushtrri) me prodhimin e “Vipa Çips” si zëvendësim për “Çips”- Fruteks (Suharekë) me prodhimin e “Golden Eagle” si zëvendësim për “Guarana” – M Silosi (Rahovec) me prodhimin e miellit “Finesa” si zëvendësim për “Fidelinka”- Kllokoti (Kllokot) me prodhimin e “Ujit Kllokoti” si zëvendësim për “Heba”- Liri (Prizren) me prodhimin e “Sempre” si zëvendësim për “Plazma Keks”- Eurofood (Prizren) me prodhimin e “Tomato Keçap” si zëvendësim për “Diamant Keçap”- Qumështi Vita (Istog) me prodhimin e “Vita” si zëvendësim për “Moja Kravica”- Gllareva (Gllarevë) me prodhimin e “Spec i kuq Dukagjini” si zëvendësim për “Aleva”- ASK Foods (Gjilan) me prodhimin e “ASK marmelata” si zëvendësim për “Pionir Mermelada”- Stone Castle (Rahovec) me prodhimin e “Stone Castle” si zëvendësim për “Navip”.
Në specifikimin janë të dhënat detaje për të gjitha kompanitë e përmendura, potencialin e tyre, pikat e dobëta, dhe aksionet/hartat të cilat operativët e BIA-s në terren kanë ndërmarrë ndaj atyre dhe prodhimet e tyre.
VI. Me gjithë masat e ndërmarra dhe aksionet, disa nga këto kompani kanë filluar të zgjerohen edhe në vendet e rajonit si në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi, por edhe në Serbi, që paraqet presion shtesë ndaj prodhimeve tona.
VII. Rekomandimi është që të vazhdohet me fazën e dytë të misionit me angazhimin e operativëve të BIA-s nga terreni të cilët janë të pranishëm në institucione të ndryshme, agjenci, media e deri në parlament ku kemi mundësi të futjes së elementeve që mund të kenë ndikim të madh në ndryshimin e situatës. Për këtë janë të nevojshme masa shtesë të veçuara në specifikat e përmendura. /Indeksonline/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Lëngjet Relax, produkti shqiptar më i shitur në Itali
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë