LAJMI I FUNDIT:

ASK: Eksporti mbulon importin 13.3%

ASK: Eksporti mbulon importin 13.3%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), respektivisht departamenti i statistikave ekonomike gjegjësisht sektori i tregtisë se jashtme publikon të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin mars 2015.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin mars 2015 prej 171.8 milionë euro krahasuar me deficitin prej 179.3 milionë euro me periudhën e njëjtët te vitit 2014.

Eksporti mbulon importin 13.3 për qind.


Eksporti i mallrave në muajin mars 2015 kishte vlerën 26.3 milionë euro, ndërsa importi 198.1 milionë euro, është një rritje prej (13.9 për qind) për eksport si dhe rënie prej (-2.1 për qind) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (60.0 për qind) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.7 për qind) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (6.3 për qind) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (5.1 për qind) produktet minerale, (4.4 për qind) lëkurë dhe artikuj prej tyre, (3.3 për qind) tekstil dhe artikuj tekstili, (3.3 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: (15.0 për qind) të importit e përbëjnë produktet minerale, (13.9 për qind) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.6 për qind) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (9.8 për qind) produkte të industrisë kimike, (8.7 për qind) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.9 për qind) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (6.4 për qind) mjetet e transportit, (5.8 për qind) produktet bimore etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së të cilat marrin pjesë me (29.1 për qind) për eksport dhe (41.4 për qind) për import, ndërsa vendet e CEFTA-së merë pjesë me (37.2 për qind) për eksport dhe (31.3 për qind) për import, në raport me Marsin e vitit 2015. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Indi (19.4 për qind), Maqedoni (13.6 për qind), Shqipëri (11.6 për qind), Belgjikë (10.1 për qind), Serbi (5.6 për qind) etj.

Ndërsa sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (15.3 për qind), Gjermania (11.7 për qind), Turqia (9.7), Kina (8.8 për qind), Shqipëria (7.1 për qind), Italia (6.7 për qind), Maqedonia (5.2 për qind) etj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori