LAJMI I FUNDIT:

KEK-u pranon shkeljet ligjore në tender

KEK-u pranon shkeljet ligjore në tender

Korporata Energjetike e Kosovës sërish e ka pranuar se ka bërë shkelje të Ligjit të prokurimit gjatë vlerësimit të ofertave në një tender që peshon rreth 200 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Disa nene të Ligjit të prokurimit publik KEK-u i ka shkelur në tenderin për “montimin dhe demontimin i valves kryesore rregulluese për furnizimin e kazanit me ujë për B1, A3”.

Konstatimet për shkelje ligjore i ka bërë eksperti shqyrtues i caktuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për të shqyrtuar ankesën e kompanisë “B&D Engineering”, e cila ishte ankuar kundër njoftimit për dhënie të kontratës të lëshuar nga KEK-u.


E në njoftimin për dhënie të kontratës, të publikuar në ueb-faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit, KEK-u ka rekomanduar që kontratën t’ia japë kompanisë “ATM Engineering”.

Vlera e kontratës së planifikuar për t’u nënshkruar ishte 158 mijë e 943 euro, të cilën e kishte ofertuar kompania “ATM Engineering”, përcjell koha.net. Mirëpo, në të njëjtin njoftim është shkruar se vlera më e madhe e ofertuar ka qenë për 100 mijë euro më e lartë, apo 262 mijë euro. Gazeta ka mësuar se oferta e kompanisë ankuese është dukshëm më e lartë se ajo që KEK-u e ka rekomanduar për kontratë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
Kalo në kategori