LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i udhëtarëve që udhëtojnë me tren

Bie numri i udhëtarëve që udhëtojnë me tren

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të martën “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit” për tre mujorin e parë të 2015, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor dhe Postë Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privat, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.

Numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi, në këtë tremujor është 67 mijë, e që krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014, vërehet se numri i udhëtarëve është ulur për 26.77 për qind.


“Derisa e kundërta ndodh me shfrytëzimin e trenit, si mjet për transportin e mallrave, ku gjatë kësaj periudhe shënon 201 mijë tonë sasi të mallrave, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka shënuar një ngritje prej 26.79 për qind”.

Numri i fluturimeve në tremujorin e parë 2015 është 1269 ose 3 për qind më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, tremujorin e parë 2014.

“Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin, si mjet transporti, në këtë tremujor (TM1 2015) është rreth 295 mijë, ku krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2014) ka një rritje për 9.09 për qind”, ka njoftuar ASK-ja. /Telegrafi/