LAJMI I FUNDIT:

Përurohen tri rrugë të reja në Gjakovë

Përurohen tri rrugë të reja në Gjakovë

Komuna e Gjakovës, krahas arritjeve në shumë sektorë të jetës dhe punës së qytetarëve, kujdes të vazhdueshme po i kushton edhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore brenda dhe jashtë qytetit.

Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila bashkë me banorët e tri lagjeve, ka përuruar tri rrugë të të vjetra të qytetit të Gjakovës të cilat nuk janë rregulluar asnjëherë më parë.

Komuna me investime të vetanake ka ndërtuar me kubëza rrugët “Gjon Bisaku”, që konsiderohet rruga me e vjetër e qytetit të Gjakovës, pastaj rrugën “Tefik Çanga” dhe rrugën “Faik Pruthi”, që të tri këto rrugë të lidhura me njëra tjetrën.


Qytetarët kanë shprehur mirënjohje dhe vlerësim të lartë të angazhimit të qeverisjes lokale për këtë vepër vitale dhe jetësore. “Me ndërtimin e rrugës tash, po besojë se banoj në qytetin e Gjakovës, në rrugën më të vjetër të kësaj Komune”, ka thënë Feti Dashi, veteran i arsimit dhe banorë i rrugës “ Gjon Bisaku”.

Edhe banorët e dy rrugëve të tjera “Faik Pruthi” dhe “Tefik Çanga”, kanë falënderuar qeverinë komunale dhe Kryetaren Kusari-Lila., për punën dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të Gjakovës. Punimet ndërtimore i ka implementuar firma “Fidani-L”, ndërsa kostoja e punimeve konsiderohet të jetë afro 50 mijë euro. /Telegrafi/