LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i e lë Dragashin 24 orë pa rrymë

KEDS-i e lë Dragashin 24 orë pa rrymë

Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka”, që gjendet në fshatin Plavë, në orën 22 të së mërkurës e kishte shprehur brengën për mungesë të energjisë elektrike, raporton sot Koha Ditore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Piraj kishte shkruar se ishte në pritje të energjisë elektrike, që ishte ndalur qysh në orën 17 të ditës së mërkurë. Fabrika e tij është dashur të punojë me gjenerator për 24 orë, për shkak të një prishjeje në rrjet që ka ndodhur në Dragash, e që e ka lënë pa rrymë tërë atë rajon.

Piraj thotë për “Kohën Ditore” se kur ka ndërprerje të energjisë elektrike dëmi për fabrikën e tij të mishit është i dyanshëm.


“Kur ndërpritet energjia elektrike, fabrika punon vetëm me 60 për qind të kapacitetit. Kështu, nëse dy apo tri herë gjatë muajit ndodhin prishje të tilla, unë e humb komplet një ditë pune. Kjo më shkakton dëme të mëdha, pasi nuk arrij ta realizoj planin e prodhimit”, thotë Piraj.

Përveç kësaj, gjatë kohës sa ka ndërprerje të energjisë elektrike kostoja e prodhimit është dukshëm më e lartë. /Telegrafi/