LAJMI I FUNDIT:

Doganës i anulohet tenderi 1.5-milionësh për banderola

Doganës i anulohet tenderi 1.5-milionësh për banderola

Për shkak të parregullsive të evidentuara gjatë procesit të prokurimit, Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka anuluar tenderin 1.5-milionësh të Doganës së Kosovës për furnizim me banderola.

Ky tender që parashihet të ketë kohëzgjatje prej 36 muajsh përveç vlerës monetare ka peshë të madhe edhe në sigurinë dhe në parandalimin e kontrabandës, pasi falsifikimi apo shitja e kundërligjshme e banderolave e dëmton direkt buxhetin e Kosovës me dy produkte që kanë tatime doganore dhe akcizë dhe rrjedhimisht i sjellin të hyra të mëdha shtetit.

Organi Shqyrtues i Prokurimit për të dytën herë e ka shqyrtuar këtë tender. Herën e parë, ajo kishte vendosur që lënda të kthehet në rivlerësim. Kurse tashmë OSHP-ja ka vendosur që të anulojë dhënien e kontratës që i kishte bërë Dogana kompanisë “De La Rue” me seli në Angli, ku përmes këtij vendimi i tërë procesi të kthehet në pikën zero.


Dogana e Kosovës e ka eliminuar një kompani nga gara për këtë tender 1.5-milionësh me arsyetimin se asaj i ka munguar “Deklarata nën betim”, njëra nga pikat e dosjes së tenderit. Por, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjetur se në ofertën e kompanisë ankuese “KGT-Gieseck Devriet” ka qenë edhe “Deklarata nën betim” e nënshkruar nga dy anëtarët e konsorciumit. Me këtë rast OSHP-ja ka aprovuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “KGT – Gieseck Devriet” me seli në Prishtinë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Kalo në kategori