LAJMI I FUNDIT:

Haziri kërkon që të hiqen njehsorët që kanë shëmtuar lagjet e Gjilanit

Haziri kërkon që të hiqen njehsorët që kanë shëmtuar lagjet e Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim drejtorin e Ekzekutiv të Rrjetit në KEDS-it, Mehmet Koç, i cili shoqërohej nga përfaqësues të kësaj kompanie në Gjilan.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin e domosdoshëm në mes të komunës dhe KEDS-it për realizimin e projekteve komunale, sipas kërkesave të të dyja palëve.

Kryetari Haziri ka kërkuar me këtë rast që të shqyrtohet mënyra e vendosjes së njehsorëve të KEDS-it nëpër lagje të qytetit dhe të gjendet një zgjidhje më e pranueshme, sepse sipas tij, kështu siç është, është kundër planit urbanistik të Komunës dhe i ka shëmtuar disa lagje të qytetit.


Nga ana e tyre, përfaqësuesit e KEDS-it kanë falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, ndërsa u zotuan për bashkëpunimin e mirë me komunën.

Sa i përket vendosjes së njehsorëve, përfaqësuesit e KEDS-it u zotuan se do ta ndërpresin këtë praktikë të vendosjes së njehsorëve dhe do të ofrojnë një mënyrë tjetër shërbimit që do të jetë e pranueshme për qytetarët. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)

Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)

Bau mik i Tokës

Bau mik i Tokës

Kalo në kategori