LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj, nga e hëna aplikimi për legalizimin e objekteve pa leje

Ferizaj, nga e hëna aplikimi për legalizimin e objekteve pa leje

Procesi i legalizimit të objekteve pa leje në komunën e Ferizajt pritet të nisë të hënën, kanë bërë të ditur të premten zyrtarë nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mjedis në Ferizaj. Ky proces ishte paraparë që të nisë nga shtatori i këtij viti, mirëpo një udhëzim administrativ i nxjerr nga Ministria për Planifikim Hapësinor ka bërë që ky proces për shkak të rëndësisë që ka, të përshpejtohet.

I pari i Drejtorisë së Urbanizimit në Ferizaj, Faik Grainca, gjatë një konference për medie ka thënë se që nga e hëna drejtoria e tij do t’i pranoj aplikacionet dhe do të fillohet me këtë proces.
“Ju bëjë ftesë të gjithë qytetarëve që i kanë regjistruar objektet e tyre, se që nga e dita e hënë ata mund të vijnë dhe të aplikojnë për të filluar legalizimin e objekteve të tyre që janë pa leje. Unë mund të them se deri më tani kemi regjistruar 26 mijë objektet pa leje, duke i përfshirë edhe fshatrat. Kanë mbetur edhe disa fshatra ende pa hyrë në këtë proces, jemi duke i regjistruar edhe ato fshatra dhe mendojmë se numri i objekteve të ndërtuara pa leje do të jetë diku rreth 30 mijë”, ka thënë Grainca.

Për më tepër, bëhet e ditur se ky proces i aplikimit për legalizimin e objekte do të vazhdoj deri më 16 mars të vitit të ardhshëm, ndërsa sipas zyrtarëve në të njëjtën kohë do të vazhdohet edhe me regjistrimin e objekteve të ndërtuara pa leje që do të zgjasë deri me 11 shtator. “Për t’i hequr dilemat, deri me 11 shtator, ne vazhdojmë t’i regjistrojmë objektet pa leje, ndërsa nga e hëna fillojmë lëshimin e lejeve për objektet që janë ndërtuar pa leje, pra fillon legalizimi i tyre”, ka potencuar Grainca.


Ky proces i vlerësuar si tejet i rëndësishëm, pritet që komunës t’i sjell të hyra dhe bazuar në informacionet që ka komuna shumica prej tyre do të legalizohen sidomos ato nëpër fshatra. “Përfitimet janë të shumanshme, taksat në Ferizaj janë ndër më të lirat, prandaj nuk shoh ndonjë pengesë serioze që ne të ecim përpara në këtë proces. Taksa për legalizim do të jetë diku 2.8 euro për metër katror” ka thënë drejtori i DUM, Faik Grainca.

Ndryshe, një shqetësim që u ngitë me këtë rast, kishte të bënte me çështjen e pronave të cilat në të shumtën e rasteve figuron në emër të tjetërkujt dhe çështja rreth asaj se çka ndodhë nëse personat që i kanë lajmëruar objektet nuk aplikojnë për legalizim. Drejtori Grainca, ka thënë se qytetarët e kanëproblemin e pronave që nuk figurojnë në emrin e tyre dhe bazuar në udhëzimin administrativ, objekti do të regjistrohet në emrin e tyre por jo edhe prona, ndërsa për çështjen dytë, ai, u shpreh se ligji parasheh një afat dhe nëse qytetarët nuk aplikojnë për legalizim atëherë objektet e tyre do të kalojnë në regjistrin kombëtar të ndërtimeve pa leje dhe bazuar në ligj ato duhet rrënuar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Kalo në kategori