LAJMI I FUNDIT:

Amerikanët i rrokë papunësia

Amerikanët i rrokë papunësia

Punësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), gjatë muajit prill ka marrë një impuls të theksuar, duke e zbritur kështu normën e papunësisë në nivelin më të ulët të 7 viteve të fundit.

Të paktën një të të tillë e konfirmojnë projeksionet. Diçka e sikur kjo e kthen edhe njëherë në skenë debatin e Rezervës Federale në lidhje me kohën kur kjo e fundit do të vendosë të fillojë me rritjen e normave të interesit. Gjatë muajit prill, numri i të punësuarve është rritur kështu me 224 mijë persona, thuajse dyfishi i rritjes në muajin mars të këtij viti. Norma e papunësisë ka rënë në këtë mënyrë pranë 5.4 për qind, që shënon edhe nivelin më të ulët që prej muajit maj të vitit 2008.

Një e dhënë e tillë përmbys në këtë mënyrë edhe trendin jo fort të kënaqshëm gjatë tre mujorit të parë të vitit për sa i përket punësimit. Tashmë analistët shprehen të bindur se Rezerva Federale do të ndërhyjë në politikat monetare në muajin shtator. Vendimtare për këtë ndërhyrje shihet pikërisht tregu i punës, dhe nëse trendi i muajit të fundit do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim, atëherë ndërhyrja e Rezervës Federale është e pashmangshme.


Rezerva Federale ka mbajtur të pandryshuara normat e interesit pranë zeros që prej muajit dhjetor të vitit 2008, dhe tashmë me ekonominë në rrugën e duhur dhe me rimëkëmbjen e fortë, duket se ka ardhur momenti që politikat monetare të shtrëngohen gradualisht. Nga ana tjetër, për sa i përket rritjes së pagave, të dhënat e muajit prill konfirmojnë gjithashtu një trend pozitiv, me një rritje prej 2.3 për qind në terma vjetorë. /Telegrafi/