LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mjedisit lejoi keqpërdorimin e 370 mijë eurove të BE-së

Ministria e Mjedisit lejoi keqpërdorimin e 370 mijë eurove të BE-së

Keqpërdorimi i qindra mijëra eurove të Bashkimit Evropian për ndërtimin e plazheve të kontestuara në Liqenin e Batllavës u bë me pëlqim të Ministrisë së Mjedisit.

Gazeta Fjala ka siguruar dokumentacion ku vet kjo ministri kishte nxjerr një vendim me të cilin kishte aprovuar kërkesën e komunës se Podujevës, përkatësisht drejtorisë për planifikim urban dhe mbrojtje të mjedisit për pëlqim mjedisor për raportin e vlerësimit strategjik,mjedisor të planit zhvillimor komunal.

Ne arsyetimin e këtij vendimi të firmosur nga sekretari i kësaj ministrie Arben Çitaku thuhet se Ministria e Mjedisit dhe planifikimit hapësinore i jep pëlqim mjedisor për raportin e vlerësimit strategjik mjedisor të planit zhvillimor komunal, të Komunës se Podujevës, dhe njëherit kërkon respektimin e kritereve mjedisore dhe masat për mbrojtjen e mjedisit të parashtruara në raportin e VSM dhe planit zhvillimor komunal.


Por pak dit më parë kur Gazeta Fjala raportoi për dallaveret që ishin bërë me parat e taksapaguesve të Bashkimit Evropian rreth këtij projekti ministria e mjedisit kishte mohuar të jetë e përfshirë në të.

Konkretisht për 370 mijë euro donacion i BE-së për ndërtimin e plazheve publike në liqenin e Batllavës që ishin investuar kundërligjshëm MMPH kishte mohuar të ketë pasur gisht. Kjo pasi nisma e vitit 2010 për krijimin e mundësisë së aplikimit të Ujësjellësit Rajonal “KUR- Prishtina” për të përfituar donacionin për projektin për ndërtimit të kanalizimit në fshatin Orllan, devijoi në plazhe publike.

Në kundërshtim me faktet e prezantuara nga Gazeta Fjala ministria ka mohuar të ketë qene i pranueshëm projekti për plazhet e Batllavës.

Bile pas shkrimeve të Gazetës Fjala ministria ka lëshuar një reagim ku thuhej se Investimet e bëra nga Komuna dhe granti i caktuar (në Batllavë) për ndërtimin e kësaj qendre apo ”plazheve”, për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë që në start ka qenë i pa pranueshëm.

Edhe pse MMPH vete kishte aprovuar kërkesën e komunës se Podujevës për planifikim urban dhe mbrojtje te mjedisit për pëlqim mjedisor tani ministria mohon te këtë dhenë pëlqimin.

“Fillimisht ky projekt nuk i ka plotësuar kushtet Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, rrjedhimisht kësaj nëse nuk plotësohen kushtet e VNM-së, kërkesa për leje ujore nuk shqyrtohet fare, prandaj MMPH përmes Inspektoratit ka intervenuar me vendim të veçantë dhe ka urdhëruar Departamentin e Urbanizmit në Komunën e Podujevës që këto punime të ndalohen menjëherë, po ashtu përmes të njëjtit vendim është urdhëruar që të eliminohen të gjitha pamjet që i japin këtij vendi karakterin e plazhit”, ka shkruar në një komunikat ministria e mjedisit pas publikimit te keqpërdorimit ne gazetën Fjala.

E terë ngjarja ka filluar kur një punonjës i ministrisë, konkretisht Besim Dobruna, nga departamenti i ujrave ka filluar te zbardh keqpërdorimet në Ministrinë e Mjedisit.

Ai bile i ka dërguar një letër Ministrit Ferid Agani lidhur me një rast të ri ku pretendon se u keqpërdorën qindra mijëra euro para të dhëna nga Bashkimi Evropian. Të njëjtën letër ai e ka adresuar edhe te Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian dhe përfaqësues special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Ne letren qe ka raportuar gzeta fjla Dobruna kishte shkruar se si nisma e vitit 2010 për krijimin e mundësisë së aplikimit të Ujësjellësit Rajonal “KUR- Prishtina” për të përfituar donacionin për projektin për ndërtimit të kanalizimit në fshatin Orllan, devijoi në plazhe publike.

“Për këtë rast të lajmërimit për veprat penale siç kërkohet me ligj, unë jam ndëshkuar me vërejtje me shkrim dhe parandalimin e punës së mëtejshme dhe të formave të tjera të hakmarrjes. Unë besoj se rasti duhet të trajtohet në organe kompetente gjyqësore”, shkruan Dobruna.

Ai akuzon sekretarin e përgjithshëm të MMPH–së se nuk ka lejuar zhvillimin dhe iplementimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit për fshatin Orllan, i cili do të kishte ndikime pozitive në reduktimin e ndotjen direkte në liqenin e Batllavës.

Por në të njëjtën kohe sipas dokumentit te prezantuara me poshtë i njëjti zyrtare i ministrisë ishte ne dijeni për plazhin qe po ndërtohej jashtëligjshëm. /GazetaFjala/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori