LAJMI I FUNDIT:

Greqia përdor fondin emergjent për të paguar FMN-në

Greqia përdor fondin emergjent për të paguar FMN-në

Zyrtarët grekë kanë thënë se Athina është detyruar që të shfrytëzojë para nga një llogari e emergjencave me qëllim që të paguaj me kohë kistin e radhës ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 750 milionë eurove.

Sot është afati i fundit për të kryer këtë pagesë. Një burim brenda Bankës Qëndrore në Athinë ka thënë sot se “kjo ka qenë iniciativë e guvernatorit të Bankës së Greqisë që të respektohet afati”.

Një zyrtar qeveritar ndërkaq ka thënë se me qëllim që të bëhet pagesa, Athina ka shfrytëzuar 650 milionë euro nga llogaria e veçantë e Bankës Qëndrore, llogari kjo që duhet të përdoret vetëm në raste të “nevojave të jashtëzakonshme”.


Një tjetër zyrtar grek ka thënë se rezervat që u përdorën nga qeveria duhet të rimbursohen brenda “disa javësh”.

Situata financiare e Greqisë është çdo herë e më e ashpër, ndërsa ministri i financave, Yanis Varoufakis, ka paralajmëruar se vendi i tij mund të mbetesh pa para të garshme brenda dy javësh nëse nuk arrihet marrëveshje brenda kësaj periudhe me kreditorët ndërkombëtar.

Athina është duke negociuar me Bashkimin Evropian, Bankën Qëndrore Evropiane dhe FMN-në me qëllim që të zhbllokojë 7.2 miliardë euro të fondeve të pakos së ndihmave ndërkombëtare që kreditorët po refuzojnë t’ia japin Greqisë derisa ky vend të zotohet për implementimin e reformave të thella ekonomike. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

UBT
Kalo në kategori