LAJMI I FUNDIT:

BE-ja ka nisur procedurat për dekomisionimin e “Kosovës A”

BE-ja ka nisur procedurat për dekomisionimin e “Kosovës A”

Zyra e Bashkimit Evropian ka hapur tender për konsulencë për dekomisionimin e termocentralit “Kosova A”.
Kompania që do të përzgjidhet nga Zyra e BE-së pritet të ofrojë këshilla për Qeverinë e Kosovës dhe KEK-un për dekomisionimin e këtij termocentrali, si dhe duhet t’i përgatisë të gjitha studimet e nevojshme për këtë proces, në bazë të praktikave të BE-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hapja e tenderit nga Zyra e BE-së është bërë në kohën kur në Qeverinë e Kosovës është projektpropozim për rindërtimin e termocentralit “Kosova A”. Po ashtu, edhe zyrtarisht Qeveria e Kosovës po synon që këtë termocentral të mos e mbyllë deri në fillimin e prodhimit të energjisë nga termocentrali “Kosova e Re”.

“Projekti do ta mbështesë Qeverinë dhe grupet e punës, të caktuara për dekomisionim të ‘Kosovës A’, gjatë procesit të dekomisionimit të objekteve të planifikuara për dekomisionim”, thuhet në tenderin e hapur nga Zyra e BE-së. Për këtë tender janë ndarë një shumë prej rreth 2 milionë eurosh, ndërsa ka zotime se do të ndahen rreth 60 milionë euro për dekomisionimin e këtij termocentrali deri në janar të vitit 2018. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

Shkollat e UBT-së hapin dyert për vitin e ri shkollor 2024/25

UBT
Kalo në kategori