LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja me Gjermaninë afër 30 milionë euro

Nënshkruhet marrëveshja me Gjermaninë afër 30 milionë euro

Qeveria e Republikës së Kosovës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi zhvillimor me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë.

Kjo marrëveshje e cila u nënshkrua sot arrin vlerën prej 29.5 milionë euro dhe ka për qëllim orientimin në fushën e arsimit, bujqësisë, etj

Ministri i Financave Avdulla Hoti e falënderoi Qeverinë Gjermane për kontributin që ka dhënë ajo për këto 15 vite duke cekur se deri më tani kjo qeveri ka dhënë ndihmë prej 480 milionë euro për projekte zhvillimore në të gjitha fushat.


Nënshkrimi u bë mes ministrit Hoti dhe ministrit të Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik të Gjermanisë./KosovaPress/