LAJMI I FUNDIT:

Gjermania kërkon infermierë të huaj

Gjermania kërkon infermierë të huaj

Gati dy të tretat e qendrave të përkujdesjes për të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, kanë vende të lira pune të lira. Mesatarisht, në çdo sipërmarrje mungojnë 4.3 punonjës. Këtë e konstatoi në një studim Qendra për Kërkimet Ekonomike Evropiane (ZEW).

Janë anketuar rreth 600 punëdhënës të degës ekonomike të përkujdesjes shëndetësore dhe tre të katërtat e tyre e karakterizuan plotësimin e vendeve të lira të punës si të vështirë. Megjithatë, vetëm 16 për qind e sipërmarrjeve e kanë shfrytëzuar botën e jashtme për rekrutimin e punonjësve të huaj. Ato preferojnë që të tërheqin më mirë personel nga sipërmarrjet konkurrente.

Shumë prej sipërmarrjeve të pyetura me përvojë rekrutimi të fuqisë punëtore në botën e jashtme, e quajnë shumë të mundimshëm këtë opsion dhe shumë të shtrenjtë. Veç kësaj, ekzistojnë edhe pengesa të mëdha juridike. 83 për qind të sipërmarrjeve kanë përvojë me njohjen nganjëherë të komplikuar të kualifikimeve dhe dëftesave. Edhe vështirësitë me leje e migrimit për shtete të treta ushtrojnë me sa duket efekt frikësues tek punëdhënësit gjermanë.


Veçanërisht, të vështirë e kanë sipërmarrje të vogla dhe të mesme. Studimi tregon: sa më e madhe të jetë sipërmarrja dhe sa më profesionist sektori i saj i burimeve njerëzore, aq më shumë punonjës të huaj arrin të fitojë.

61 për qind e personelit përkujdesës sanitar vijnë nga Spanja. 19 për qind vijnë nga Polonia dhe 16 për qind nga Kroacia. Nga shtetet jo anëtare të BE-së rrugën për në Gjermani e gjejnë para së gjithash fuqia punëtore nga Bosnjë-Hercegovina, Ukraina, Rusia, Kina dhe Filipinet.

Pasi vijnë këtu, ato gjejnë kryesisht mbështetje si nga kolegët, ashtu edhe nga punëdhënësit.

Gati gjysma e sipërmarrjeve të pyetura tha se angazhimi në punë i të huajve është madje më i lartë se i punonjësve gjermanë.

Për të zbutur mungesat në personel në qendrat gjermane për të sëmurët kronikë dhe për pleqtë, botuesit e studimit kërkojnë informime më të mira të sipërmarrjeve, që duan të rekrutojnë punonjës jashtë vendit. Më tej kërkohet që në të gjithë Gjermaninë të praktikohen procedura të njësuara për njohjen e profesionit të personelit sanitar, si dhe rregulla më të thjeshta dhe më transparente për migrimin.

Një studim i ZEW i vitit të kaluar arriti në përfundimin se migrimi është pozitiv jo vetëm për ekonominë, por edhe për shtetin social gjerman.

Kontributi i migrantëve për arkat e sigurimeve për pensionet, për institutet e sigurimit shëndetësor dhe sigurimin për të papunët mund të jetë më i lartë, sikur qasja e migrantëve në tregun gjerman të punës të ishte më e lehtë.

Por, kjo duhet të nxitet në mënyrë aktive politikisht, rekomandojnë autorët e studimit të ZEW. /DW/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori