LAJMI I FUNDIT:

Festim i madh për 15-vjetorin e ProCredit Bank

Festim i madh për 15-vjetorin e ProCredit Bank

Ditën e diel, mijëra qytetarë ishin mbledhur në oborrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, për të festuar 15 vjetorin e themelimit të bankës ProCredit në Kosovë.

Gjatë gjithë ditës, qytetarët morën pjesë në programin argëtues për të gjitha grupmoshat. Këngë, argëtim, vallëzim, fishekzjarrë dhe shumë aktivitete tjera e përshkuan këtë ditë festive.

Në paraditen e së dielës, parku në oborrin e Bibliotekës Kombëtare filloi të mbushej me prindër dhe fëmijë. Banka ProCredit kishte përgatitur program të veçantë argëtues dhe edukativ për fëmijët në fillim të kësaj dite festive. Karaktere të ndryshme përrallash bashkëbisedonin dhe luanin lojëra të ndryshme me fëmijë. Shumë prej tyre ishin të përfshirë në punëtori të vizatimit në tenda të ndryshme vendosura anembanë parkut. I gjithë programi i paradites u kurorëzua me shfaqjen për fëmijë nga disa aktorë nga Shqipëria.


Programi vazhdoi me performancën e artistit të mirënjohur kosovar, Dren Abazi, i cili me bendin e tij Zig Zag Orchestra zbaviti turmën e të rinjve në orët e kësaj pasditeje festive.

Befasia nuk kishte të ndalur këtu, sepse ProCredit për qytetarët e Kosovës solli bendin Kapsamun nga Zvicra, që kishte kohë që nuk kishte performuar në skenën Kosovare. Me hitet e tyre të dekadës së fundit, ata sollën një energji të papërshkrueshme në Prishtinë. Të gjithë kërcenin nën tingujt e muzikës shqiptare, të kombinuar me tinguj të muzikës xhaz.

Por, nata nuk përfundoi këtu, sepse të pranishmit ishin pjesë e një shfaqjeje fishekzjarrësh – e para e këtij lloji në Kosovë. Fishekzjarrët, të sinkronizuar me muzikën e përzgjedhur në sfond, ndriçuan qiellin e Prishtinës dhe u përcollën me brohoritje të mëdha nga shumë të pranishëm.

Në vazhdën e aktiviteteve për festimin e 15 vjetorit të themelimit të bankës ProCredit, kohë më parë u vë gurthemeli i qendrës moderne të trajnimit të kësaj banke në Prevallë, investim ky prej rreth katër milionë eurove, ndërsa ka shpërndarë 150 mijë çanta Eko nga pambuku me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ruajtje te ambientit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori