LAJMI I FUNDIT:

SHQK, protestë më 30 qershor

SHQK, protestë më 30 qershor

Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, e përkrahur nga ajo e Përpunuesve të Qumështit, do të organizojë një protestë të përgjithshme lidhur me problemet e sektorit të qumështit në Kosovë, me datën 30 qershor 2015.

Kjo protestë do të organizohet pas disa protestave të njëpasnjëshme, qysh nga viti i kaluar e që kanë të bëjnë me problemet e njëjta.

“Deri me tani nuk është ndërmarrë asnjë vendim konkret për t’i zgjidhur problemet e sektorit të cilat, siç ju kemi informuar, kanë të bëjnë jo vetëm me sektorin e qumështit në Kosovë po edhe me ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në kumtesën e Shoqatës së Qumështoreve të Kosovës. /Telegrafi/