LAJMI I FUNDIT:

Grekët tërheqin kursimet nga bankat

Grekët tërheqin kursimet nga bankat

Kërcënimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar se Greqia ka edhe pak ditë kohë para falimentimit, ka shkaktuar panik tek mijëra qytetarë grekë, të cilët u janë drejtuar bankave të tërheqin kursimet e tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, e cila u referohet të dhënave të Ministris greke të Financave, që nga fillimi i kësaj jave dhe deri më sot nga bankat janë tërhequr 3 miliardë dollarë, transmeton shekulli.

Shifra përbën rreth 2.2% të shumës totale të depozitave të koorporatave dhe atyre familjare. Megjithatë, ekonomistët grekë thonë se ky është një nivel brenda normales.


Nga ana tjetër, ata paralajmërojnë se nëse tërheqja e parave nga bankat vijon të rritet deri në faza alarmante, politikëbërësve mund t’u dalë situata nga duart.

Një marrëveshje mes Athinës dhe kreditorëve ndërkombëtarë, që do t’i jepte fund kësaj situate, është ende larg, pavarësisht se afati i për nënshkrimin e saj është drejt fundit. Ministrat e financave të Eurozonës mblidhen sërish të premten në Luksemburg, pas dështimit të takimit të një dite më parë.

Kryeministri grek Alexis Tsipras u shpreh optimist se në takimin e të hënës mes liderëve të vendeve europiane, do të arrihet të tejkalohet ngërçi.

Por sytë nuk i heq nga Moska, ku një ditë më parë u nënshkrua memorandumi, për shtrirjen e gazsjellësit “Turkish Stream” në territorin grek. Financimi do të bëhet me fondet e Bankës Ruse për Zhvillim “VEB”.

Agjencia Ruse e Lajmeve TASS tha se Moska është e gatshme të japë ndihmë financiare si për Athinën, ashtu edhe për palën europiane për të tejkaluar krizën.

Të hënë do të mbahet takimi i radhës mes Athinës dhe kreditorëve ndërkombëtarë, me shpresën për të arritur një marrëveshje tjetër rreth borxhit grek.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori