LAJMI I FUNDIT:

“Travel Pulse”: 5 vende fantastike për t’u vizituar në Shqipëri (Foto)

“Travel Pulse”:  5 vende fantastike për t’u vizituar në Shqipëri (Foto)

Me një bukuri të tepërt natyrore, sajte arkeologjike unike, fshatra të veçantë dhe pozitën e favorshme gjeografike, Shqipëria është një gur i çmuar evropian, që do të provojë një shpërthim popullariteti herët a vonë. Kështu e nis artikullin kushtuar vendit tonë “Travel Pulse” e cila rendit 5 destinacionet që duhen vizituar me patjetër në Shqipëri.

Artikulli vijon më tej, duke iu referuar rënies së komunizmit dhe mrekullive të sotme, që çdo vizitor i botës duhet t’i prekë nga afër të paktën një herë, transmeton shekulli.

Kanë kaluar 20 vjet që nga rënia e komunizmit, një sistem qeverisës që e mbajti Shqipërinë plotësisht të izoluar nga pjesa tjetër e botës. Tani, ky shtet është një vend i sigurt dhe vibrues, i cili duhet eksploruar nga udhëtarët, plot me vendas miqësorë, kuzhinë të shkëlqyer dhe infrastrukturë të rrallë. Nëse jeni gati për të provuar Shqipërinë, mos humbisni këto pesë vende:


1. Tirana

Kryeqyteti plot ngjyra i Tiranës është vendi perfekt për të mësuar për kulturën e vendit dhe një bazë për ekskursionet jashtë sajë. Me ndërtesa të pikturuara dhe shumë parqe të blerta, një nga anët më të mira të Tiranës janë shëtitjet dhe energjia evropiane unike që merr teksa shëtit. Mos harroni të vizitoni Muzeun Arkeologjik, Kalanë e Skënderbeut dhe Xhaminë e Et’hem Beut.

tirana

2. Riviera Shqiptare

Harroni rivierat e tejmbushura franceze dhe italiane për një arratisje në plazhet e Rivierës Shqiptare. Në brigjet jugperëndimore të vendit, do të gjeni veçantinë e plazheve të rinovuara dhe rezorteve. Do të gjeni rërë të bardhë, ujëra të blertë, plazhe të veçuara, perëndime përrallore dhe hotele e restorante me çmime të arsyeshme. Çfarë të prisni më shumë se kaq?

rver

3. Berat

Qyteti magjik, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është një vend i preferuar për udhëtime. I quajtur “Qyteti i Njëmijë Dritareve”, ai karakterizohet nga shtëpi të lyera me bojë të bardhë, të ndërtuara në një faqe kodre, që të çojnë në Fortesën e Beratit. Përhumbesh duke eksploruar rrugët antike, të tejmbushura, që gjarpërojnë përmes lagjeve. Nëse nuk ju mjafton qyteti, aty ka disa vinoteka lokale, ku mund të provoni eksperiencën e shijimit të verës.

bert

4. Gjirokastra

Një tjetër sajt që mbrohet nga UNESCO, Gjirokastra është një nga qytetet e fundit që u mbijetoi otomane në Ballan. Rrugët e saj të thikta e kanë pagëzuar qytetin me emrin “Qyteti i Gurtë” dhe një shëtitje në këto rrugë ikonike do t’ia vlente për një pasdite të këndshme. Mos harroni Kalanë e Gjirokastrë, e cila ka një histori të mrekullueshme dhe pamje të shkëlqyer.

gir

5. Liqeni i Komanit

Disa e konsiderojnë si udhëtimin më impresionues me varkë në Europë. Ka një arsye të mirë për këtë. Një shëtitje përmes maleve madhështore me një varkë të zonës do t’ju kthejë në fshatrat e vjetër autentikë dhe të qetë shqiptarë. Sigurohuni që të ndaloni në Luginën e Valbonës, zemra dhe shpirti i Alpeve Shqiptare dhe një vend mahnitës ku mund të bëni “hiking” dhe ekskursione të tjera.

Edhe pse është e pamundur të bësh një gjykim të plotë për një vend të bukur dhe unik si Shqipëria në pak ndalesa, shpresojmë se këto pesë vende do t’ju frymëzojnë të niseni drejt saj para kujtdo tjetër.

koman

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori