LAJMI I FUNDIT:

U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës

U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës (KKZHE), mbajti takimin e dytë për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për avancimin e reformave për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë njëherësh kryesuese e KKZHE-së, Hykmete Bajrami, theksoi se ne jemi zotuar që Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës ta shndërrojmë në një forum shumë të rëndësishëm për formalizmin e dialogut publiko-privat në mes të institucioneve të Kosovës dhe biznesit privat.

“Ne, po ashtu jemi zotuar që Këshilli do t’i adresojë të gjitha sfidat e biznesit dhe investimeve dhe do të rekomandoj masa për institucionet e Republikës së Kosovës për të krijuar politika të favorshme ekonomike dhe lehtësira për bizneset.”, theksoi ministrja Bajrami.


Ajo më tej veçoi dy lajme të mira për bizneset duke pohuar se ky vit do të jetë vit i përmirësimit real të klimës së biznesit në Kosovë, së pari: aprovimi i Koncept-dokumentit për themelimin e Fondit për Garantim të Kredive, i cili kapitalin fillestar do ta krijojë kryesisht nga mbështetja e donatorëve, fillimisht nga USAID, KFW dhe SECO, të cilët janë zotuar që të kontribuojnë në këtë fond rreth 18 milionë eurosh. Ndërsa, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka zotuar 1 milion euro me buxhetin e vitit 2015 dhe do të vazhdojë të përkrahë këtë Fond edhe gjatë viteve në vazhdim. Qëllimi kryesor i këtij Fondi është që ta adresojë një nga barrierat kryesore të biznesit që është qasja në financa dhe kostoja e lartë e kapitalit. Lajmi tjetër vazhdoi më tej, kryesuesja e KKZHEK-së, Hykmete Bajrami, është se Kuvendi i Kosovës, me 28 maj ka miratuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-199 për gjykatat, përmes të cilit parashihet që në kuadër të Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë të funksionojë edhe Divizioni për kontestet lidhur me investitorët e huaj, që do të ketë juridiksion për tërë territorin e Kosovës. Ky ligj do të shtojë edhe më tej sigurinë e investitorëve për të sjellë kapitalin e tyre në Kosovë.

Anëtarët e Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik shqyrtuan edhe situatën aktuale në Kosovë në lidhje me sistemin e mbikëqyrjes së tregut në Kosovë dhe nevojën për rishikimin e tij duke i bërë një diagnostikim situatës reale për të përcaktuar modelin më të mirë për të funksionalizuar sistemin inspektues në Kosovë, në mënyrë që të përmirësohet ambienti biznesor për të gjitha kompanitë afariste që operojnë në Kosovë. Në mënyrë që legjislacioni i Kosovës të jetë sa ma i favorshëm për tërheqjen e investimeve të huaja, KKZHE do të angazhohet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, kërkesë e cila u shtrua nga Asociacioni i Komunave të Kosovës. Anëtarët diskutuan edhe Koston e shpenzimeve të transportit të mallrave të importuara me ç’rast Aleancës Kosovare e Bizneseve propozoi ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 04/2014. Oda Ekonomike Amerikane propozoi që institucionet publike të Republikës së Kosovës të fillojnë që ta përfshirjen klauzolën e arbitrazhit në kontratat e prokurimit publik. Propozimi i fundit për këtë takim ishte nga Oda Ekonomike e Kosovës, që të krijohen lehtësira për investime në hidroenergji dhe në energjinë e ripërtitshme

Në këtë takim u formuan edhe katër grupe punuese siç janë: Grupi punues për çështje legjislative dhe adresimin e ankesave të investitorëve ndaj institucioneve; Grupi punues për çështje tregtare dhe adresimin e barrierave tregtare; Grupi punues për përmirësimin e klimës së të bërit biznes, investime publike dhe investime në infrastrukturën e cilësisë; Grupi punues për tërheqjen dhe lehtësimin e investimeve nga Diaspora në Kosovë të cilat do të trajtojnë të gjitha çështjet e shtruara në takimet e KKZHE-së dhe do t’i paraqesin Këshillit rekomandime për adresimin e këtyre çështjeve.

Mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik do të mbahet me 8 shtator 2015.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori