LAJMI I FUNDIT:

MTI po shqyrton mundësitë e vendosjes së masave mbrojtëse në produktet e qumështit

MTI po shqyrton mundësitë e vendosjes së masave mbrojtëse në produktet e qumështit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se është duke i trajtuar me kujdes të shtuar kërkesat e adresuara tek institucionet e Kosovës nga Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit. Për këtë arsyeje, sipas tyre, është themeluar Komisionin Ndër-Institucional duke u bazuar në Ligjin për Masa Mbrojtëse në Importe i cili ka për qëllim të vetëm rregullimin e tregut vendor të këtij sektori dhe mbrojtjen e tyre nga importi.

Bëhet e ditur se ky mekanizëm është duke u kryesuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe përfshinë; Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore.

“Më 25 qershor 2015, është mbajtur takimi i parë i Komisionit Ndër-Institucional dhe jemi duke siguruar të dhënat statistikore reale për importin e produkteve të qumështit me yndyrë bimore, me qëllim të shqyrtimit të mundësisë së vendosjes së ndonjë mase mbrojtëse”, thuhet në njoftimin për media.


Sipas MTI-së, Komisioni ka trajtuar edhe kërkesën sa i përket dyshimeve mbi kualitetin e produkteve të qumështit me përmbajte të yndyrës bimore.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar së këto produkte nuk janë të dëmshme dhe janë konform standardeve të BE-së. Megjithatë, institucionet qeveritare do të komunikojnë më autoritetet kompetente të vendeve prej nga vijnë këto produkte për të ri konfirmuar një gjë të tillë. Edhe sa i përket kërkesës për lirime doganore, është kërkuar nga shoqatat që të dërgojnë listën më propozimet e tyre konkrete për repromaterialet bashkë më kodet përkatëse doganore, të cilat pastaj Komisioni do t’i trajtoj dhe adresoj më tutje”, thuhet në komunikatë.

MTI-ja ka deklaruar se në bashkëveprim edhe me institucionet relevante të Kosovës është e përkushtuar që t’i përkrah prodhuesit dhe përpunuesit vendorë të qumështit dhe për ketë qellim Komisioni është duke mbledhur vazhdimisht të dhëna shtesë me qellim të arritjes se një zgjidhje në kuptimin e mbrojtjes eventuale të këtij tregu nga importet.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori