LAJMI I FUNDIT:

AUV ka asgjësuar 50 mijë kilogramë mish

AUV ka asgjësuar 50 mijë kilogramë mish

Konsumatorët e Kosovës janë të rrezikuar nga produktet e mishit në këtë mot të nxehtë, pasi tregtarët e disa dyqaneve dhe tregjeve të hapura mbajnë këto produkte në kushte jo adekuate. Konsumatorët hasin gati çdo ditë në produkte të dyshimta, qoftë për cilësi apo për afate të skadencës.

Ankesat e konsumatorëve janë shtuar në Agjencinë e Ushqimit për produkte jocilësore dhe ruajtje joadekuate.

Zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV), thonë për KosovaPress se kanë asgjësuar gjatë këtij viti 50 mijë kilogramë produkte të mishit për jocilësi dhe pa afat.


Kjo Agjenci po merr çdo ditë ankesa të shumta nga konsumatorët për produktet e dyshimta ushqimore në treg, kryesisht të atyre të mishit.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit, Lamir Thaçi, thotë se janë duke punuar në zbatimin e planit nacional për kontroll të produkteve ushqimore. Sipas tij, gjatë sezonit të verës kjo Agjenci ka ngrit frekuencën e kontrollit për produktet që kërkojnë kushte adekuate të ruajtjes sidomos kur ngritën temperaturat.

Sipas tij gjatë, këtij viti ka pasur raste kur kanë hequr produkte nga tregu për shkak të ruajtjes jo adekuate nëpër dyqane si dhe për afatin e skadencës.

Ai tutje tha se brenda këtyre 6 muajve, vetëm në produkte me origjinë shtazore janë mbi 50 mijë kilogramë produkte të asgjësuara. Këto produkte janë kryesisht mish apo produkte të mishit.

“Kemi pasur raste kur kemi ndaluar kofshë pule duke u shitur refuz, por kemi pasur edhe raste të tjera kur kemi konfiskuar produkte për shkak të afatit të skadencës. Këto kanë ardhur edhe gjatë kontrolleve që janë kryer në befasi kur janë zënë bizneset, por edhe me ankesa të konsumatorëve, ku me autoritetin tonë kemi shumë ankesa të konsumatorëve të cilat ne brenda ditë realizojmë kontrollin për të verifikuar ankesat e tyre”, ka thënë Thaçi.

Thaçi tha se importet bëhen nga shumë vende, kryesisht nga Brazili, Argjentina, Urugai, SHBA, por tani importe ka edhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Agjencia kontrollon të gjitha produktet ushqimore në Kosovë, qofshin ato nga importi apo prodhimi vendor.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës ankohet se ndonëse ka shumë ankesa, ka mungesë të inspektorëve.

Kryetari i Shoqatës së Mishtarëve, Burim Piraj, thotë për Kosovapress se cilësia e produkteve të mishit në Kosovë mund të thuhet se është në nivel të kënaqshëm edhe pse përherë ka hapësirë për përmirësime.

Në bazë të ligjit të ushqimit dhe të rregulloreve në fuqi, e tërë përgjegjësia mbi sigurinë dhe cilësinë e ushqimit bie mbi prodhuesit, kështu që edhe cilësia ndryshon në bazë të prodhuesit.

“Unë i kisha preferuar konsumatorëve që kur të blejnë të kenë kujdes që në radhë të parë të zgjedhin produktet e prodhuese të cilët i kanë në zbatim standardet e ndryshme e sidomos kur jemi te ushqimi standardin e HACCP-i t”, ka thënë Piraj.

Sipas tij, ankesa ka më së shumti në lidhje me therjen e kafshëve në tregje si dhe në ekspozimin e produkteve të mishit në tregje të hapura.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, thotë për Kosova press, se për cilësinë e produkteve të mishit ka dyshime dhe këto dyshime sipas tij janë ndryshme. Kaçaniku si shqetësuese ka thënë se është edhe mënyra e ekspozimit nëpër dyqane.

“Dyshime për cilësinë e mishit ka dhe ato janë të ndryshme. Si shqetësuese tjetër në këtë aspekt është edhe mënyra e mbajtjes nëpër dyqane. Ndër shqetësimet tjera kryesore është edhe kultivimi i kafshëve me antibiotikë”, thotë Kaçaniku.

KosovaPress ka kontaktuar edhe në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorëve është në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë por që nuk kanë dashur të flasin.

Ruzhdi Shehu nuk ka dashur të deklarohet lidhur me kontrollet në tregun e Kosovës nga inspektorati i tyre. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

Albafone: Internet 3GB për vetëm 1 EUR në 35 vende të Evropës

albafoneal
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Kalo në kategori