“Sipas raportit të Komisionit Vlerësues rezulton se në këtë ministri janë demoluar 14 vetura zyrtare, vlera materiale llogaritet të jetë 1800 euro. Ndërkaq pjesa tjetër e pasurisë së dëmtuar janë xhamat mural të ndërtesës dhe dëmtimi i tyre kap vlerën 3000 euro. Pastaj dëmtimet e pjesëve të makinave dhe gjërat tjera llogaritet të jetë mbi 12 mijë euro. Pra, shuma totale e dëmeve llogaritet të jetë 18.500 euro.”
Të mërkurën, opozita ka organizuar protesta, të cilat eskaluan në dhunë, pas arrestimit të deputetes, Donika Kadaj – Bujupi të cilës i është shqiptuar masa prej 30 ditëve paraburgim.
Si pasojë e dhunës se shprehur gjatë protestës, ka pasur dëmtime të konsiderueshme materiale.
Dëmtime ka pasur në objektet publike, një veturë zyrtare është djegur, kurse 10 vetura tjera të ministrive dhe policisë janë dëmtuar.
Por, për të gjitha këto, autoritetet kompetente nuk kanë përfunduar vlerësimin e përgjithshëm të dëmeve.
Kompetent për një proces të tillë është Ministria e Administratës Publike.
Zeqir Bekolli, udhëheqës i Divizionit për Komunikim, në një përgjigje përmes postës elektronike ka treguar se kjo ministri ka një kontratë për operatorin ekonomik, “Sigal” që merret me vlerësimin e dëmeve.
Zekolli ka thënë se tash për tash është e njohur se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në ndërtesën e Qeverisë se Kosovës. Por, Komisioni Vlerësues, sipas tij, ende nuk ka bërë ndonjë vlerësim material.
Ndryshe, Adem Gashi nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se dëmtimi i veturave zyrtare ka shkaktuar vështirësi në realizimin e punëve të obliguara, pasi në shumicën e rasteve, punonjësit duhet të jenë në terren.
“Vështirësitë në punë janë evidente, pasi një pjesë e madhe e stafit të ministrisë, punën më të madhe e bën në terren, siç janë njësia e inspektoratit pasi ata janë gjatë gjithë ditës në lëvizje”.
“Por, tash është reduktuar në maksimum, megjithëse njerëzit po përpiqen të bëjnë atë që është e mundur që të bëjnë detyrat e tyre”, tha Gashi.
Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, pohojnë se të gjitha dëmet e shkaktuara në pronat publike dhe veturat zyrtare shkojnë në dëm të qytetarit të Kosovës.
Eksperti i ekonomisë Naim Gashi, thotë se dëmet e shkaktuara përveç se i kushtojnë buxhetit të Kosovës, veprimet e tilla po i shkaktojnë dëme edhe imazhit të shtetit, para partnerëve ndërkombëtarë dhe investitorëve potencial.
“Ky është një dëm i drejtpërdrejtë për xhepin e qytetarëve të Kosovës. Për arsye se të gjitha objektet publike, parqet, veturat janë ndërtuar, mirëmbahen dhe riparohen më paratë e taksapaguesve kosovarë, do të thotë me taksat tona”.
Ndryshe, protestat e opozitës, Lëvizjës Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, thuhet se kanë qëllim kundërshtimin e marrëveshjeve që Kosova ka arritur në dialog me Serbinë, sidomos asaj për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Po ashtu, po kundërshtohet edhe marrëveshja me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInformata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp