LAJMI I FUNDIT:

Ahemti qytetarëve: Ju bëj ftesë që t’i mbrojmë ndërmarrjet publike

Ahemti qytetarëve: Ju bëj ftesë që t’i mbrojmë ndërmarrjet publike

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i ka ftuar qytetarët e kryeqyteti për t’i mbrojtur ndërmarrjet publike respektivisht, Termokosin nga ndërhyrjet Politike. Sipas tij, PDK e LD duan që Termokos mos të ketë suksese në projektin për zgjerimin e rrjetit ngrohës.

Postimi i plot në Facebook i kryetarit Shpend Ahmeti

Të premten, një person me emrin Naser Canolli paska shkuar në Termokos dhe ju paska thënë punëtorëve se është drejtori i ri i Termokosit i zgjedhur nga Liraku e Samia.


Më pastaj e kuptova se Canolli qenka nënkryetar i PDK-së për Prishtinë, anëtar i Këshillit Drejtues së PDK-së dhe udhëheqës i Gazetës Zyrtare.

Si duket marrëveshja e Lirakut me Samiun paska qenë me i nda ndërmarrjet si torte duke tentuar të vendosin militantë në udhëheqje pikërisht kur ndërmarrjet publike në Prishtinë (të shkatërruara qe 14 vite) po ringjallen. Dhe këtë duan ta fillojnë me Termokosin i cili ka filluar kogjenerimin dhe tani edhe ka siguruar mjete për t’i kyçur edhe 30 mijë konsumatorë të tjerë. Për shkak se duan që këtë sukses ta kthejnë prapa.

Por nuk bën ti lejojmë. Sot kam shkuar në ora 08:00 të mëngjesit në Termokos që ta takoj këtë person të caktuar në mënyre të paligjshme. Por nuk erdhi.
Të nderuar qytetarë të Prishtinës. Ju bëj ftesë që ti mbrojmë ndërmarrjet publike nga zhvatësit shumëvjeçar. Taman kemi filluar ti rimëkëmbim ato, po tentojnë të ndalin hovin. Së bashku nuk duhet ti lejojmë. Mjaft me korrupsion e dallavere. Kemi nevojë për zhvillim e shërbime më të mira. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

Ekonomi
Kalo në kategori