LAJMI I FUNDIT:

Të pakënaqurit e pozitës, në Bordin e ZRRE-së

Të pakënaqurit e pozitës, në Bordin e ZRRE-së
Foto: Arkiv

Qeveria e Kosovës po vazhdon t’i politizojë edhe më tej thuajse të gjitha bordet e ndërmarrjeve publike (NP), por edhe institucioneve të pavarura në vend, me militantë të partive në pushtet. Në fund të javës që lamë pas Qeveria e Kosovës ka propozuar bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ish-kryetarin e Gjilanit që vjen nga PDK-ja Qemajl Mustafa.

I propozuar po ashtu është edhe Arsim Janova, ish-shef i “Termokos”-it, që vjen nga LDK-ja, njësoj si dhe Besim Sejfijaj. Përfaqësues të OJQ-ve kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me këto vendime politike dhe, sipas tyre, të paligjshme të Qeverisë.

Këta kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i rishikojë menjëherë dhe të shfuqizojë këto vendime. “Për ne si KOSID, emërimet politike në institucionin e Zyrës së Rregullatorit për Energji janë jo vetëm jolegjitime por edhe të paligjshme”, kanë thënë Dardan Abazi.


Neni 5, pika 3.2 e Ligjit Nr. 03/L-185 për Rregullatorin e Energjisë kërkon që anëtarët e bordit të ZRRE-së të mos jenë anëtarë të partive politike. Gjithashtu, Ligji kërkon njerëz me integritet dhe kompetencë në punën e tyre, njerëz profesionistë dhe të papërfshirë politikisht.

Abazi ka thënë se e sheh me shumë shqetësim listën e tanishme të të propozuarve në të cilën tre emrat e propozuar janë persona të dy partive në pushtet. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

Ekonomi
Kalo në kategori