LAJMI I FUNDIT:

Pushteti mafioz mban larg investitorët

Pushteti mafioz mban larg investitorët

Prej vitit 2008 e deri më sot, në Kosovë investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie të vazhdueshme. Investimet e huaja në Kosovë kishin shënuar rritje graduale nga viti në vit prej vitit 1999 deri në vitin 2007, kur ato kishin arritur nivelin më të lartë.

Atë vit në Kosovë kishin hyrë 423 milionë euro investime të huaja. Por, prej atij viti e deri më sot investimet e huaja kanë shënuar rënie të vazhdueshme.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), investimet e huaja në vitin 2014 kanë arritur shumën prej 232 milionë eurosh.


Por, nëse kësaj shume i zbriten pagesat që i janë bërë kompanisë ‘Bechtel-Enka’ për ndërtimin e Rrugës e Kombit, të cilat BQK-ja i ka futur në kategorinë e investimeve të huaja, në kundërshtim me ligjin, atëherë del se investimet e huaja në vitin 2014 de-fakto janë nën 100 milionë euro.

Ndonëse deri më tash nuk ka ndonjë analizë të saktë dhe të qartë se përse investitorët e huaj nuk po joshen që të investojnë në Kosovë, deputetët e opozitës thonë se krimi i organizuar, korrupsioni, zhvatja dhe mosefikasiteti i gjyqësorit, janë disa nga arsyet se përse në Kosovë viteve të fundit kemi pasur një rënie drastike të investimeve të huaja. /KosovaSot/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

Ekonomi
Kalo në kategori