LAJMI I FUNDIT:

Mitrovica e Vushtrria pa rrymë

Mitrovica e Vushtrria pa rrymë

KEDS ka njoftuar se nga ora 7:44 kanë mbetur komplet pa energji elektrike Mitrovica e Vushtrria me rrethinë si pasojë e rënies së linjave të KOSTT-it.

“Problemi fillestar është paraqitur në orën 01:55 kur u shkaktua një lidhje e shkurtër me tokë në linjën e tensionit të lartë 110 kV LP 125/1, që lidhë NS Kosova A me NS Vushtrria 2, ndërsa në orën 7:44 është këputur përçuesi fazor në linjën LP 125/3. Kjo ka bërë qëtë mbesin pa tension nënstacionet NS 110/35/6.5 kV Trepça, NS 110/35 kV Vushtrria 1 dhe NS 110/10 (20) kV Vushtrria 2, pasi humbën furnizimin prej linjave transmetuese nga të dy anët”, njofton KEDS-i.

KOSTT ka njoftuar se ekipet e kësaj kompanie kanë dalë menjëherë në terren dhe po punojnë intensivisht për eliminimin e prishjeve për të mundësuar kthimin e furnizimit me energji elektrike në këto nënstacione. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

A e ke nda banesën që t'i plotëson krejt pritshmëritë?

Ekonomi
Kalo në kategori