LAJMI I FUNDIT:

Lexus prezanton LF-C2 Concept

Lexus prezanton LF-C2 Concept

Në panairin e sivjetmë të automobilave në Los Angeles, Lexusi do të prezantojë LF-C2 Concept.

Kjo do të jetë premierë botërore e Lexusit të ri në panairin që do të mbahet gjatë periudhës 21-30 nëntor 2014.

Lexusi i ri do të jetë një open-air koncept, të cilin prodhuesi do ta paraqesë në shumë drita e ngjyra një ditë para fillimit të panairit, transmeton koha.net.


Cabriolet Lexus LF-C2 Concept do të ketë dy ulëse dhe me kulm komplet ‘roadstar’ që do të jetë version i llojit të Lexus RC ‘coupe’. Të dy modelet kanë dizajn të njëjtë të mbrojtësit të pasmë dhe të përparmë.

Jo zyrtarisht thuhet se do të ketë motor 5.0 l V8 me forcë 467 KF, ndërsa mund të ofrohet edhe versioni hibrid më kursyes. Përmendet edhe motori 3.5 l V6 me 306 kalëfuqi. /Telegrafi/