LAJMI I FUNDIT:

Volvo krijon ulësen e veçantë për bebe (Video)

Volvo krijon ulësen e veçantë për bebe (Video)

Pasi prezantoi veturën pa ulëse të pasagjerit të parë, Volvo sivjet ka zhvilluar konceptin e ri të veturës, atë me ulëse të veçantë për bebe.

Koncepti Exellence Child Seat është dizajnuar enkas për prindërit që dëshirojnë të kenë një udhëtim të mirë dhe të rehatshëm e që si prioritet e kanë sigurinë e fëmijës së tyre.

Ulësja e re mund të lëviz në të gjitha anët dhe ka hapësirë të mjaftueshme për të vendosur mbathjet e bebes e deri te çantat për përkujdesjen e tyre, transmeton Koha.net.


Volvo rekomandon që fëmijët e vegjël të udhëtojnë në pozitën përballë prindërve të cilët do të mund të ulen prapa në veturë. Volvo sugjeron që fëmijët duhet të jenë në moshën tre dhe katër vjeçare, shkaku i peshës.

Sipas drejtoreshës Tisha Johnson, e cila drejton qendrën për dizajn interier te Volvo, këto ulëse alternative do të kenë rëndësi më të madhe në vitet në vijim pasi veturat së shpejti pritet të bëhen autonome.