LAJMI I FUNDIT:

Imazhe jo zyrtare të Audi RS4 (Foto)

Imazhe jo zyrtare të Audi RS4 (Foto)

Pas publikimit të fotografive dhe detajeve zyrtare të modelit të ri Audi A4 (B9), i cili premierën botërore do ta mbajë në panairin e veturave në Frankfurt në shtator, janë shfaqur edhe disa pamje jo zyrtare të versionit të tij të ardhshëm RS4.

Derisa A4 i ri do të jetë në dispozicion në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pasardhësi i tij, RS4, pritet të shfaqet në fund të vitit 2016 apo në fillim të vitit 2017.

Deri atëherë, siç mund të shihni nga fotografitë, mund të shijoni pamjet jo zyrtare të cilat tregojnë se si mund të duket ky model i ri, ku, ndër të tjera, është përmendur se RS4 mund të shfaqet edhe në version Sedan.


RS4 Avant i ri thuhet se do të mund të ketë motorin e ri 3.0 apo 3.6-litër Twin-Turbo TFSI me kapacitet rreth 500 kuaj fuqi, motor i cili mund të gjendet në gamën e motorëve të modelit A6 dhe A8, transmeton Koha.net. Për shembull, modeli i konkurrentit, Mercedes-AMG C63 T-model, nën kapak posedon motorin 4.0-litër Twin-Turbo V8 me kapacitet prej 510 kuaj fuqi.

Sikurse A4 standard, edhe RS4 do të “humbas” disa kilogramë, ndërsa një pjesë e paketës do të përfshijë pamjen agresive (mbrojtësit e rrotave më të zgjeruar, një hapësirë të madhe për ajër në pjesën e përparme, set pragjesh, difuzer të pasmë…), set të rrotave më të mëdha, sistemin sportiv të shkarkimit, amortizatorët e modifikuar, frenat më të forta dhe enterier sportiv.

rs1 rs2