LAJMI I FUNDIT:

De Biasi: Manaj në Evropian, sepse ai e do këtë vend

De Biasi: Manaj në Evropian, sepse ai e do këtë vend

Deklarata e Rei Manajt ndaj trajnerit të Kombëtares së shqiptarëve, Gianni De Biasit, bëri shumë zhurmë në mediat shqiptare dhe ato italiane.

Sulmuesi i Interit ka kërkuar falje dhe si profesionalist dhe njeri i pjekur, kjo u pranua edhe nga teknikut italian.

“Sinqerisht besoj se djali i ka keqkuptuar të gjitha, ndoshta e ka kuptuar keq atë çfarë i kanë thënë të tjerët. Më ka dërguar vetëm një mesazh dhe pse zakonisht ai komunikon me Paolon, por kjo është një gjë natyrore dhe pozitive. Kjo është një tregues i dëshirës së madhe të Reyt për të qenë pjesë e këtij grupi. Sigurisht ka shumë rëndësi ajo çfarë tregon në fushë, por ne jemi duke e ndjekur vazhdimisht dhe jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tij të mëdha që posedon”, ka thënë De Biasi i pyetur për situatën e krijuar.


“Sigurisht, më bëhet qejfi që më kërkoi falje, edhe pse nuk ishte e nevojshme. Ai tregoi maturi dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë, jemi këtu për ta përkrahur”, ka shtuar trajneri i Kombëtares rreth kërkim faljes së sulmuesit.

“Siç jua thashë, kjo varet nga fusha. Dyert për të janë gjithnjë të hapura”, ka thënë Gianni i pyetur për mundësinë se a mund të luajë Manaj në Evropianin që do të mbahet në Francë gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori