LAJMI I FUNDIT:

Barca nuk e di kush është kampioni (Video)

Barca nuk e di kush është kampioni (Video)

Barcelona e ka fituar kryendeshjen e javës së 18-të në La Liga duke e mposhtur kampionin Atletico Madrid në Camp Nou me rezultat 3-1.

Një gjysmë e parë fantastike nga skuadra nikoqire, e cila arriti të realizojë dy gola.

Messi kaloi markuesin e tij dhe pasoi te Suarez, i cili me shpejtësi e dërgoi topin te Neymar dhe braziliani shënoi për epërsinë e Blaugranëve (12’).


Edhe goli i dytë ishte produkt i Leo Messit, i cili depërtoi në zonë dhe asistoi te Luis Suarez, uruguaiani ishte i saktë (35’).

Në fraksionin e dytë u akordua penalti në favor të kampionit, edhe atë e shkaktuar nga Messi.

Mario Mandzukic mori përgjegjësinë dhe ishte i saktë nga njëmbëdhjetëmetërshi (57’).

Në fund ishte momenti i Lionel Messit që ta shënonte golin e tij në këtë ndeshje, ku dhuroi shumëçka (87’).

Barcelona ka një pikë më pak se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Atletico Madridi mbetet katër pikë prapa liderit dhe tri prapa Blaugranëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori