LAJMI I FUNDIT:

Shtet i falimentuar

Prej ditësh mes Greqisë e Gjermanisë ka shpërthyer një luftë mediatike. Më shumë se një betejë mes mediave, duket një betejë mes dy shteteve me koncepte të kundërta për zhvillimin.

Një anketë e bërë së fundmi nga gazeta më e madhe gjermane, BILD, kërkon që grekët të përjashtohen nga Bashkimi Evropian. Tetëdhjetë për qind e qytetarëve të vendit më të fuqishëm në Evropë, nuk pranojnë që të paguajnë para për të ndihmuar Greqinë, dhe BILD rreshton arsyet përse. Më poshtë janë të botuara shkaqet pse sipas BILD Greqia po shkon drejt falimentimit.

Është interesante të shohësh se si një shtet, që është brenda BE, po rrëshqet në këtë mënyrë, ndërkohë që mëkatet e Greqisë janë pothuajse të njëjtat me mëkatet e ekonomisë shqiptare.


Greqia është në prag të falimentimit, por shpreson për miliarda ndihmë nga Bashkimi Europian. Grekët vazhdojnë të jetojnë përtej mundësive të tyre- kur mundeshin të kursenin miliarda. BILD numëron mëkatet më të këqija të grekëve:

Nuk ka fatura, nuk ka kasa: taksistët, kamarierët, lulishtarët: pothuajse askush në sektorin e shërbimit nuk lëshon fatura. Kur u bë një përpjekje që karburantet të kishin kasa, pati grevë. Rreth 30 përqind e ekonomisë greke është në të zezë.

Kaosi me taksat: fshehja e taksave është si një lojë fëmijësh. Për shembull: mjekët e njohur në lagjen luksoze të Athinës, Kolonaki, deklarojnë të ardhura mujore nga 300 deri në 1000 euro.

Luksi në pleqëri: Punonjësit në Greqi heqin vetëm 6.7 për qind të pagës së tyre për pensionet (Gjermania: rreth 10 për qind). Megjithatë, ata marrin pensione përrallore (të përllogaritura në bazë të të ardhurave të pesë viteve të fundit): deri në 95.7 përqind të pagës së fundit (Gjermania e ka rreth 43 përqind të pagës së fundit). “Një shifër e pabesueshme,” thotë Monika Queisser, eksperte për kursimet pranë OECD. Deficiti në arkën e kursimit: 13 miliardë euro!

Çmenduria e pensioneve: Spikerët e televizioneve dhe 300 zanate të tjera njihen si punë të vështira dhe të rënda për shëndetin, dhe të dërgojnë direkt në pension të parakohshëm. Dhe: vajzat e pamartuara të gjeneralëve të vdekur të ushtrisë, marrin deri në fund të jetës një pension të majmë.

Kohëzgjatja e grevave: grekët dalin në grevë dy herë më shumë se gjermanët (nga 1000 ditë punë, 23 i kanë grevë, Gjermania 12).

Politika luksoze: parlamenti gjigand (300 anëtarë, katër herë më shumë për votues sesa Bundestag) u paguan deputetëve 16 rroga mujore në vit, përveç kësaj kanë dhe zyra e makina shërbimi. Në total, Greqia ka 50 mijë makina për nëpunës e politikanë. Kostot: 350 milion euro në vit.

Kampionë të Evropës në borxhe: në mënyrë që të vjedhin euro, Greqia prej kohësh ka falsifikaur bilancin shtetëror. Grekët kanë në total 300 miliardë euro borxhe, deficiti i shtetit është rreth 12.7 përqind (3% është e lejuar)- një rekord europian.

Moral i ndyrë i shifrave: për shkak se është bërë keq për lekë, shteti grek të lë në dispozicion 165 ditë për të paguar faturat. Për momentin shteti grek u ka borxh prodhuesve europiane të pajisjeve mjekësore rreth 5.2 miliardë euro. /tema/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin

Ekonomi
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori