LAJMI I FUNDIT:

Një tren për Tiranë!

Bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dy shtete të pavarura, do të duhej dhe mund të jetë shembull i bashkëpunimit ndërshtetëror. Ka shumë fakte që mundësojnë këtë, një histori të përbashkët dhe afërsi çfarë mund të kenë pjesëtarët e një kombi. Por, janë karakteristikat e ekonomive të dyja vendeve që bëjnë këto marrëdhënie të jenë “sui generis”.

Dy shtetet e sotme shqiptare ekzistojnë të ndara si rezultat i të kaluarës, shpesh të hidhur që kombi përjetoi. Kufijtë mes dy shteteve janë të vendosur”artificialisht” dhe fuqitë që vendosën për këtë nuk patën parasysh kompaktësinë etnike shqiptare.

Po të flitnim për një shtet të bashkuar shqiptar, do të mundnim qysh tani të flasim për efektet e përgjithshme pozitive. Por, jemi te vetëdijshëm që ky stad i tanishëm në të cilin gjendet kombi shqiptar, duhet të ketë parasysh Republikën e Kosovës si një kompromis historik të cilin e kombi ynë e pranoi dhe e arriti me shumë sakrifica.


Republika e Shqipërisë së shpejti do të festoj përvjetorin e 100-të të shpalljes së pavarësisë, kurse Republika e Kosovës është në vitet e para të ndërtimit të shtetit. Megjithë faktin që zhvillimet historike ndonëse së paku për afro gjysmë shekulli dallonin, është evidente që ekonomitë e dy shteteve nuk dallojnë shumë. Në fakt janë të ngjashme.
Lind pyetja, çka mund të bëjmë ne si dy shtete që kufijtë artificial të “zbehen”? Cilat janë ato projekte që duhet të jetësohen për të mirën kombit shqiptar?

Porti i Kosovës

Porti i Shën Gjinit! Një ide e largët, por që dy shtetet tanimë kanë bërë hapat e parë. Realizimi i këtij projekti duke pas si imperativ një sërë masash tjera do të zbeh vet ekzistimin e kufijve. Qeveria e Republikës së Shqipërisë në frymën e saj vëllazërore, zgjati dorën e ndihmës dhe bashkëpunimit brenda-kombëtar.

Tani një komision ndërshtetëror do të analizoj dhe do të shqyrtoj mundësitë e funksionalizimit të këtij porti, i cili do të jetë në shërbim të Republikës së Kosovës dhe do të paraqes një motor shtytës për ekonominë e shtetit të dytë shqiptar. Shteti i ri do të ul ndjeshëm koston e transportit, çka qytetari në cilësinë e konsumatorit do ta ndjente në uljen e çmimeve të produkteve, shto këtu pakrahasimisht uljen e pengesave burokratike shpesh edhe me qëllime politike sikur në rastin e bllokadës nga Serbia dhe BeH, shtete këto që tani më zyrtarisht edhe kanë ndaluar importin kosovar.

Nuk është përfitimi ekonomik i vetmi. Republika e Kosovës de fakto do të fitonte një dalje në det dhe do të ngris interesimin që investitorët e huaj do të kenë. Në të vërtetë, tërheqja e investimeve është një infuzion i domosdoshëm për te dy vendet, duke dal nga kthetrat e izolimit kontinental në të cilin rrezikohen të mbesim jo pakë shtete përreth nesh.

Në raport me Republikën e Serbisë, shtetit të ri kjo do ti jap një sens më shumë të pavarësimit dhe eliminim e varshmërisë ekonomike që vazhdon të ekzistojë në kuptimin e importit të deritanishëm nga fqiu verior.

Hekurudha, lehtëson komunikimin bizneseve

Komunikacioni ajror mes dy shteteve sot është shumë i zbehtë. Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë nuk kanë një korridor të komunikimit gjë qe aktualisht po rëndon edhe koston e udhëtimin Prishtinë – Tiranë dhe anasjelltas.

Në aspektin e komunikacionit rrugor, Tirana zyrtare gati se kreu pjesën e saj të punës, Qeveria e Republikës së Kosovës pavarësisht vështirësive buxhetore, ligjore dhe karshi kompenzimeve që duhet bërë pronarëve të tokave, duhet me më seriozitet të shpejtojë hapat në këtë drejtim. Vetë Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet ta kuptoj legjislacionin e nevojshëm dhe të miratoj ligjin për shpronësimet dhe ligjin e partneritetin Publik-Privat.

Për të gjitha këto projekte tanimë kemi hapa konkret. Por,është një projekt tjetër, i cili ende nuk është duke u diskutuar! Projekti për lidhjen e Kosovës me Shqipërinë përmes një hekurudhe. Nuk ka vijë lidhëse hekurudhore dhe është imperativ i ekonomisë dhe shkëmbimit të mallrave, të mendohet në këtë drejtim në kuadër të një plani afatgjatë.

Fillimisht, Kosovës i duhet të merret më shumë me hekurudhat ekzistuese, por ideimi dhe fillimi i bisedimeve për mundësin e ndërtimit të një hekurudhe, do të duhej të ishte një prioritet. Ndoshta ndërtimi i autostradës dhe hekurudhës do të duhej të shkonin paralel, sepse kjo do të bënte që kosto e ndërtimit të jetë më e ulët. Ajo nuk ka ndodhur! Por, më mirë vonë se hiç.

Të dy shtetet duhet të fillojnë bisedimet për këtë projekt madhor. Te krijohen grupet punuese, të cilat do të tregonin mundësin e ndërtimit, efektet pozitive, problemet e mundshme dhe koston e ndërtimit. Hekurudha do të lehtësonin komunikimin e bizneseve në mes veti. Gjithashtu, një hekurudhë do të duhej të lidhte Portin e Kosovës me Prishtinën, fundja një port detar pa një hekurudhë do të ishte rast i rrallë jo vetëm në Adriatik por edhe më gjerë.

Nacionalizmi ekonomik

Por,deri në jetësim e këtyre projekteve, që nevojiten shumë investime dhe kohë në realizimin e tyre,na nevojitet një “nacionalizëm ekonomik”. Niveli i shkëmbimeve tregtare dhe besimi i ndërsjellët i bizneseve në mes të dy shteteve është shumë i ulët.

Pra në periudhën afat mesme duhet të kemi një bashkëpunim më të madhe në mes të bizneseve ,më shume prodhime shqiptare në Kosovë dhe anasjelltas. Pra, deri në realizimin e projekteve madhore besimi në mes të qytetarëve të të dyja shteteve duhet të rritet.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO fuqizon brezin e ri të inovatorëve me përkrahjen e BONEVET

IPKO
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori