LAJMI I FUNDIT:

Industria e gazetave, “në rënie të lirë”

E përditshmja e Denverit, "Rocky Mountain News", publikoi këtë javë numrin e fundit

Pas rreth 150 vjetësh në treg, e përditshmja e Denverit, "Rocky Mountain News", publikoi kësaj jave numrin e fundit, viktimë e problemeve ekonomike dhe hyrjes në skenë të internetit.

Titulli i madh i numrit të fundit thoshte thjesht "Lamtumirë Kolorado". "Me shumë trishtim po ju themi sot lamtumirë. Nuk do t‘ju njoftojmë më për çfarë ndodh në Denver dhe Kolorado, në vendin tonë e nëpër botë", shkruante e përditshmja. Kompania "E.W. Scripps Co.", e cila zotëronte gazetën, e dha njoftimin zyrtar në sallën e gazetarëve mbrëmjen e së enjtes, duke i dhënë fund edhe spekulimeve për fatin e saj që zgjasnin prej tre muajsh. "Rocky Mountain News" ishte vënë në shitje që prej dhjetorit të shkuar.


E përditshmja ishte viktima e fundit e një epoke të mbushur me mbyllje, shkurtime e shkrirje. Ekspertët amerikanë vërejnë se gazetat në të gjithë vendin janë në rënie të vazhdueshme, teksa gjithnjë e më shumë amerikanë informohen përmes internetit dhe kur vëmendja e tyre është përqendruar te problemet e shkaktuara prej krizës ekonomike.

"Të gjitha gazetat janë nën presion të fortë. Do të mbijetojnë, por në forma të tjera, pasi do të jenë të detyruara të shkurtojnë kostot në masa drastike", tha Mort Zukerman, publikues i "New York Daily News", e shtata për nga tirazhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rënia dramatike e fitimeve të siguruara prej reklamave për shkak të krizës ekonomike i ka detyruar gazetat të ulin kostot, duke pushuar karikaturistët, opinionistët e të tjerë. Pia Katon e humbi para pesë muajsh vendin e punës si redaktore në redaksinë e kulturës në "The New York Sun", kur kjo gazetë u mbyll. "Do të ketë gjithnjë një treg për lajmet. Njerëzit kanë nevojë të mësojnë menjëherë atë që ndodh përreth. A do të ketë më treg për gazetat e letrës? Kjo është çështje tjetër", tha.

Gjatë javës edhe "The San Francisco Chronicle" deklaroi se duhej të shitej apo të mbyllej në rast se nuk ndaleshin humbjet në bilanc. Drejtuesit e "Hearst Corp.", kompania që e ka në pronësi, bënë me dije se gazeta kishte humbur më shumë se 50 milionë dollarë gjatë vitit 2008, ndërkohë që humbjet mund të ishin edhe më të mëdha për këtë vit.

"Është e vështirë. Është tejet e vështirë", tha gazetarja e politikës Lin Bartels, e cila punon për "Rocky Mountain News" prej 26 vjetësh. "Nuk kam nisur ende të bëj telefonata për të gjetur punë, pasi nuk mund të punoj dhe të qaj në të njëjtën kohë".

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Kalo në kategori