LAJMI I FUNDIT:

“Dialogu i vërtetë është i pamundur”

"Sikur kriza financiare dhe ekonomike të mos kërcënonte kaq shumë njerëz, kritikët e globalizimit do të mund të gëzoheshin dhe të thonin: "Ne e kemi ditur gjithmonë se cilat janë pasojat." Organizata Attac ka paralajmëruar prej kohösh se vrapimi pas fitimeve nuk të çon askund, në veçanti kur dihen vuajtjet e të varfërve. Për këtë shkak, kjo dhe disa organizata të tjera kanë protestuar për vite të tëra kundër takimeve të Forumit Botëror Ekonomik në Davos. Kötë vit mendojnë se nuk ka nevojë as për protesta.

Davosi më 29. janar të vitit 2000. Më shumë se 1500 kundërshtarë të globalizimit protestojnë dhe marshojnë pranë hotelit luksoz Belvedere, ku janë mbledhur njerëzit më të fuqishëm të botës. Me topa uji dhe me plumba gome, policia ia doli t’i ndalë. Zemörimin e tyre e shprehin ndaj një filiali të restorantit McDonald’s.

Protestat përsëriten çdo vit, në janar, kur mbahet Forumi botëror ekonomik. Protestat janë simbol i kundërshtarëve të globalizimit. Maurizio Coppola thotë se Forumi edhe më shumë thekson dallimet mes të pasurve dhe të varfërve. Por sekretari i përgjithshëm i organizatës Attac nga Zvicra këtë vit nuk do të shkojë në protesta në Davos.


„Atje do të paraqitet një strategji politike për mbrojtjen e sistemit të tanishëm, që për ne është jolegjitim. Nuk është jolegjitime mbledhja e njerëzve atje, por vendimet e tyre kanë të bëjnë me tërë njerözimin.“

Por kanë kaluar vitet, kur përmes Forumeve të Davosit rregulloheshin sistemet e tregjeve. Në Davos gjithnjë e më shpesh po dëgjohen tani thirrjet për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Flitet edhe për industrinë financiare, që sipas aktivistëve të Attac-ut nuk është në rregull.

„Këta përfaqësues kurrë nuk e kanë mohuar në tërësi rolin e shtetit, i cili duhet të ndërhyjë në kohën e krizës së kapitalizmit. Nuk ka lëvizje prej tregut tek shteti, por vetëm forcim të tregut përmes shtetit, i cili imponon rregullat dhe furnizon tregun me para. Kjo është e papranueshme".

Për gjashtë vjet me radhë, akvitistët si Coppola kritikojnë menaxherët dhe politikanët, që mblidhen në Davos, ku vetëm pjesëmarrja kushton 11.000 euro. Thomas Wipf i Shoqatës Evangjeliste të Zvicrës shpjegon:

„Qëllimi është trajtimi i hapur i temave të rëndësishme. Ndërsa qëllimi ynë kryesor është vendosja e lidhjeve mes njerëzve, që ne i ftojmë dhe pjesëmarrësve të Forumit.“

Për protestuesit është mundësuar edhe një lloj Forumi i hapur, i cili zhvillohet disa qindra metra larg vendit, ku janë mbledhur krerët e shteteve më të rëndësishme. Maurizio Coppola mendon se kjo formë diskutimesh e protestuesve, nuk ka mundësi veprimi serioz.

„Në sytë e Attac-ut, dialogu nuk është i mundur në një botë, ku pushtetet dhe forca janë të ndara në mënyrë të pabarabartë. Këta njerëz kanë tepër pushtet politik, ekonomik dhe janë simbole të fuqisë, të një situate të pabarabartë. Prandaj dialogu është i pamundur.“ /dw/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Kalo në kategori